Tatimi në pronë- sfidë për komunat

Niveli aktual i arkëtimit të tatimit në pronë në komunat kosovare tregon një nivel solid të përgjegjshmërisë qytetare.
Nga hulumtimi që ka bërë FOL-i, del se në 22 komuna, përgjatë vitit 2012 është arkëtuar 45 për qind e tatimit të faturuar. Ky një tregues i qartë se kosovarët ende nuk kanë krijuar njeshmëri ndaj shtetit, i cili funksionon pikërisht mbi bazën e tatimit në pronë apo taksave të tjera që krijojnë buxhetin.
Një gjendje e tillë prodhon probleme zingjirore. Nga një arkëtim i tillë nën masën 50 për qind, gjithsesi që edhe komunat do të privohen në disa projekte të tyre, të cilat do të pezullohen apo mbeten peng për shkak të mungesës së buxhetit, të cilin e mbushë edhe tatimi në pronë.
Nga ana tjetër, rezufuesit e pagesës së tatimit në pronë nuk përfitojnë asgjë nga ky proces, por vetëm rrisin shkallën e borxhit individual. Kjo për shkakun se shumës së borxhit të tatimit në pronë i shtohet edhe kamata ndëshkuese si dhe dënimi i përllogaritur nga tejkalimi i afatit ligjor për ta kryer këtë veprim.
Niveli i pagesës së tatimit në pronë nën 50 për qind, të faturuar për një vit përkatës nënkupton se edhe borxhet totale për tatimin në pronë çdo vit rriten për mbi 50% të vlerës së faturuar.
Kësisoj, nga 11,835,059 euro të faturuara nga 22 komuna, në emër të tatimit në pronë për vitin aktual, janë grumbulluar vetëm 5,330,840 euro.
Nga gjithsej 288,709 prona të faturuara për tatim në pronë (në komunat e analizuara për këtë raport), mund të shihet se proporcioni i pronave të cilat kanë paguar në emër të tatimit në pronë së paku pjesërisht (mbi zero euro) është vetëm 115,777 prona, apo pak nën 32% të pronave të cilat janë faturuar. Kjo tregon se si pasojë e mos-menaxhimit adekuat të tatimit në pronë nga komunat e Kosovës, rreth 68% e pronave të regjistruara dhe faturuara nuk paguajnë asgjë në emër të tatimit në pronë.
Në këtë kontekst, del se ka një dallim përmbajtësor ndërmjet shkallës së pagesës së tatimit në pronë te pronat rezidenciale dhe te ato komerciale. Te kategoria e parë, niveli i pagesës arrinë në 40 për qind, teksa të kategoria dytë, shifra e pagesës së TP-së, mbërrin në 38 për qind gjatë vitit 20012, në 22 komuna të analizuara.
Në pronat rezidenciale përfshihen të gjitha pronat për banim, ato të liruara nga tatimi, pronat e paklasifikueshme, të papërfunduara, të përjashtuara, të braktisura, garazhet dhe të vazhduara. Ndërsa, në prona komerciale janë llogaritur të gjitha pronat që klasifikohen për shfrytëzim komercial, përfshirë edhe pronat industriale dhe të industrisë së përpunimit, pronat bujqësore, ato për rekreacion, shërbime, transport, pronat sociale, kultutore dhe institucionale.
Nga të dhënat për 22 komuna del se shkalla nominale e arkëtimit është më e madhe te pronat rezidenciale (74.13%) kundrejt atyre komerciale (63.29%).
Një rezultat i tillë i arkëtimit të tatimit të TP-së, sjellë në një pozicion tejet delikat komunat, të cilat të përballuar me këtë problem duhet rishikojnë domosdoshmërisht mënyrën e arkëtimit të këtij borxhi me idenë për të ndryshuar trendin e arkëtimit. Problemi merrë përmasa edhe më të mëdhanga fakti se komunat aktualisht bartin barrën e vetëm 40 për qind të pronave të faturuara e të regjistruara, duke lënë jashtë kësaj kornize 60 përqindëshin tjetër, i cili e bën këtë proces krejtësisht të pandjeshëm për arkat komunale.
Duke pas parasysh, shifrat e arkëtimit të tatimit në pronë në kategori të ndryshme, komunat kosovare, urgjentisht duhet të gjejnë strategji për të rritur shkallën e arkëtimit të TP-së. Analiza e FOL-it për 22 komuna ka prodhuar edhe një sërë rekomandimesh, të cilat komunat mund t`i marrin si udhërrëfyes në përpjekejn e tyre për ngritjen e performancës në këtë sferë.

Detyrë parësore e komunave është regjistrimi i rregullt i pronave të reja dhe atyre ekzistuese, por të paregjistruara,si një faktor esencial në rritjen e shkallës së arkëtimit. Kjo duhet shoqëruar me ushtrim rigoroz të masave për realizimin e vjeljes dhe asaj të detyruar, e parparë me Udhëzim Administrativ, i cili parasheh konfiskimin e aseteve dhe palujtshmërive.
Komunat, duhet gjithashtu ta shqyrtojnë edhe mundësinë e ndërmarrjes së masave kushtëzuese ndaj tatimpaguesve, por gjithnjë në përputhje me ligjet aktuale në fuqi, në mënyrë që një masë e tillë të mos bie ndesh me të drejtat njerëzore. Krejt në fund, komunave u nevojitet edhe ta trajnojnë kuadrin e Njësisë për tatimin në pronë dhe gjithashtu edhe të përdorin fushatat publike për t`i njoftuar qytetrarët për rëndësinë e pagesës së tatimit në pronë dhe gjithashtu edhe me sanksionet eventuale me të cilat mund të përballen në rastë të shpërfilljes së këtij obligimi ligjor.

 

Ky artikull është refleksion nga “Raporti analitik mbi rëndësinë dhe suksesin e inkasimit të tatimit në pronë në komunat e Kosovës” i publikuar nga Lëvizja FOL