Takim me z. Afrim Shala. u.d. i kryetarit të Gjykatës Themelore në Gjilan

Gjilan, 22 Mars 2017 – Përfaqësues të Lëvizjes FOL u takuan me z.Afrim Shala Ushtrues Detyre i Kryetarit të Gjykatës Themelore në Gjilan.    Gjatë këtij takimi u disktua për punën e kësaj Gjykate, në veçanti për lëndët kundër korrupsion. z.Shala tha se Gjykata Themelore e Gjilanit ka mungesë të gjyqtarëve, dhe se gjatë këtij viti edhe tre gjyqtarë do të pensionohen.  “Gjykata Themelore e Gjilanit, gjatë tre mujorit të parë të këtij viti ka pranuar më pak lëndë të natyrës korruptive sesa tre mujorin e parë të vitit 2016. E gjitha kjo vjen për shkak punës së mirë të Prokurorisë së kësaj komune, e cila pa i bazuar mirë aktakuzat, pa i formuluar mirë nuk po i dërgon në gjykatë”, tha Shala, duke shtuar që prokurorët duhet të përgatisin më mirë aktakuzat, në mënyrë që të mos ketë hudhje të aktakuzave. Sipas tij, aktakuzat e hudhura nga ana e gjykatave duhet të evidentohen si statistika, në mënyrë që të krijohet një pasqyrë më reale për punën e statistikave.

Ndërkaq, sa i përket kushteve të punës z. Shala tha se Gjykata Themelore në Gjilan ka disa muaj që është në objekt të ri, i cili ofron kushte shumë të mira të punës.

Ky takim është  aktivitet nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).