“Rimëkëmbja e ndërmarrjeve publike kërkon borde profesionale, të pavarura dhe që reflektojnë diversitetin shoqëror”

Prishtine, 03 prill 2020 –  Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka bërë emërimin e anëtarëve të përkohshëm të ndërmarrjeve publike, në mesin e të cilëve, ne shohim të emëruar partiak. Gjithashtu, emërimet nuk reflektojnë diversitetin gjinor, minoritar dhe etnik të shoqërisë sonë. Kjo praktikë e qeverisjeve të kaluara ka shkatërruar ndërmarrjet publike duke i vënë udhëheqjet e tyre në shërbim të partive politike dhe jo të së mirës publike. Andaj, i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës, që duke rishqyrtuar dhe ndryshuar këto vendime, të sjellë ligjshmëri dhe të shtrojë rrugën për zhvillimin e ndërmarrjeve publike, rritjen e kualitetit të shërbimeve dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik.
Emërimet, në disa prej rasteve shkelin Ligjin Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike. Edhe pse
emërimet janë bërë të përkohshme dhe me afat prej 6 muajsh në bazë të Ligjit, ato prapë është
dashur të reflektojnë kërkesat e nenit 17. Ligji është i qartë që: “17.2 Të gjithë drejtorët përveç KE duhet të jenë të pavarur. Një person nuk konsiderohet i pavarur dhe nuk kualifikohet për zgjedhje si drejtor në një NP nëse: k) është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 muajsh para datës së aplikimit ka
qenë (i) zyrtar i zgjedhur publik, (ii) i emëruar politik ose (iii) bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike.”1
Për më tepër, në emërtimet e Ligjit është sqaruar që: “I emëruar politik” nënkupton personin i cili
është emëruar ose propozuar nga subjekti politik si kandidat për një post të zgjedhur.2 Pra, me
zgjedhjen e ish kandidatëve për poste të zgjedhura që nga zgjedhjet e vitit 2017, Qeveria ka shkelur
Nenin 17 të Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike. Edhe neni 43 mbi Emërimet e
Përkohshme, nuk përjashton zbatimin e dizpozitave të nenit 17. Kërkesat nga ky nen kanë të bëjnë
drejtëpërdrejtë me profesionalizmin dhe ruajtjen e pavarësisë së ndërmarrjeve publike.
Përveç kësaj, me këto vendime, Qeveria nuk ka zbatuar kriteret e Ligjit Nr. 05/L -020 për Barazi
Gjinore. Aty është e qartë që zgjedhja e trupave udhëheqës në institucione publike duhet të bëhet në
proporcionin gjinor 50:50.
“Përfaqësimi i barabartë gjinor në të gjitha organet legjislative, ekzekutive dhe
gjyqësore dhe institucionet e tjera publike arrihet kur sigurohet përfaqësim minimal

1 Republika e Kosovës, (2008), Ligji Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, Neni 17 Kushtet e Kualifikimit dhe
Përshtatshmërisë Profesionale, faqe 11, i qasshëm në https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2547 (qasur në
prill, 2020)
2 Republika e Kosovës, (2012), Ligji Nr. 04/L-111 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, faqe 1, i qasshëm në https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2547 (qasur në prill, 2020).  prej pesëdhjetë përqind (50%) për secilën gjini, përfshirë edhe organet e tyre
drejtuese dhe vendimmarrëse.”
3 Për më tepër, edhe Ligji Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike kërkon përfaqësim të barabartë në
harmoni me Ligjin për Barazi Gjinore. Përbërja e bordeve të drejtorëve të NP-së duhet te jetë në
harmoni me Ligjin për Barazi Gjinore.
4 Për këto arsye, ne, organizatat e poshtëshënuara, i kërkojmë Qeverisë së Kosovës të rishqyrtojë
vendimet e datës 02 prill 2020 dhe të përzgjedhë borde profesionale, të pavarura politikisht dhe që
reflektojnë barazinë dhe diversitetin shoqëror. Ia rikujtojmë Qeverisë se departizimi i bordeve dhe
rikthimi i kriterit profesional në zgjedhjen e tyre ishte njëri ndër premtimet elektorale dhe është pjesë
edhe e programit qeverisës.

Organizatat përkrahëse:
Balkan Green Foundation (BGF)
ÇOHU
Demokraci Plus (D+)
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)
Instituti D4D
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)
Instituti GAP
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)
Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED)
Lëvizja FOL

3 Republika e Kosovës, (2015), Ligji Nr. 05/L -020, për Barazi Gjinore, Neni 6, paragrafi 8, i qasshëm nëhttps://gzk.rksgov.net/ActDetail.aspx?ActID=10923, (qasur në prill, 2020).
4 Republika e Kosovës, (2015), Ligji Nr. 05/L -009 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-087 për
Ndërmarrjet Publike i Ndryshuar dhe i Plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-111, i qasshëm nëhttps://gzk.rksgov.net/ActDetail.aspx?ActID=2547 (qasur në prill, 2020).