FOL LEVIZJA

Për Ne

Lëvizja FOL filloi punën e saj në vitin 2008 si një projekt në kuadër të Programit për Qytetari Aktive në Forumin për Iniciativa Qytetare ndërsa më vonë në vitin 2009,  është regjistruar zyrtarisht si organizatë joqeveritare e pavarur me seli në Prishtinë, ku themelues të saj ishin Petrit Zogaj, Mexhide Demolli-Nimani dhe Ramadan Ilazi.

Misioni ynë: FOL angazhohet për promovimin e politikave dhe praktikave të qeverisjes së mirë, të bazuara në vlera të përbashkëta të transparencës dhe llogaridhënies, dhe punon për të fuqizuar ndikimin qytetar në vendimmarrje, përmes hulumtimit dhe analizës së politikave publike, dhe mbështetjes dhe nxitjes së pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje.

Vizioni ynë: Shoqëri me qeverisje demokratike ku pjesëmarrja aktive e qytetarit në proceset e politikë‐bërjes dhe ato të
vendimmarrjes publike është bazë e qeverisjes transparente, llogaridhënëse dhe në mbrojtje të interesit publik.

Vlerat:

  • Shoqëria e hapur, të menduarit kritik dhe diversiteti;
  • Demokracia e bazuar në qytetari aktive;
  • Qeverisja e drejtë e bazuar në promovimin dhe respektimin e të drejtave e lirive të njeriut;
  • Shteti i së drejtës;
  • Zhvillimi i qëndrueshëm;
  • Guximi qytetar dhe besueshmëria;
  • Drejtësia dhe dinjiteti;
  • Integriteti dhe profesionalizmi;
  • Bashkëpunimi dhe partneriteti;
  • Puna ekipore dhe paanshmëria;
  • Përgjegjshmëria, transparenca dhe llogaridhënia;
  • Promovimi dhe mbrojtja e interesit publik.

Parimet e FOL:

  • Lëvizja FOL punon dhe angazhohet, në kuadër të qëllimeve që i ka caktuar vetës;
  • Lëvizja FOL mban qëndrime ndaj çështjeve të ndryshme pas konsultimeve të gjëra;
  • Qëndrimet tona publike do të reflektojnë rezultatet e hulumtimeve, analizave dhe argumenteve parimore;
  • Lëvizja FOL bashkëpunon me të gjitha grupet qeveritare, jo-qeveritare, fitimprurëse dhe jo fitimprurëse, individë, e të tjerë që mbështesin kauzën dhe qëllimet e saj;
  • Lëvizja FOL është ndërtuese koalicionesh dhe rrjetesh të interesit të përbashkët për të ndihmuar proceset sociale, ekonomike dhe politike në vend;
  • Lëvizja FOL është e përgjegjshme, e hapur dhe llogaridhënëse në marrëdhëniet e saj me anëtarësinë, mbështetësit, bashkëpunëtorët, donatorët dhe qytetarët.

Çka bëjmë Ne!

FOL është thellësisht e përkushtuar që të punojë në përmirësimin dhe arritjen e niveleve më të mira të përfaqësimit qytetar në jetën publike. FOL punon për qeverisje të mirë dhe të bazuar në parimet demokratike, për institucione të përgjegjshme, transparente dhe llogaridhënëse, si dhe për zbatim dhe hartim të ligjit me pjesëmarrje.

FOL, nëpërmjet hulumtimeve, fushatave të edukimit, si dhe avokimit do të realizojë aktivitete që do të ndihmojnë qytetarët dhe qeverinë të afrohen më shumë me qëllimin përfundimtar për të rritur transparencën dhe llogaridhënien.
FOL do të jetë një frymë që përfaqëson qytetarët, tanimë të një shteti të pavarur, që të luajnë rolin tyre të domosdoshëm në një shoqëri demokratike dhe të punojnë për avancimin e shtetit.
Në përmbushje të këtyre qëllimeve, FOL mëton të luftojë apatinë dhe indiferencën qytetare si dhe ta bëjë më aktiv dhe më të dëgjueshëm zërin e qytetarit; ta bëjë atë pjesë aktive të interesit të komunitetit dhe përherë të gatshëm që t’i kundërvihet abuzimit, keqpërdorimit, korrupsionit dhe formave tjera deformuese të qeverisjes.

Organizimi i brendshëm dhe qeverisja në lëvizjen FOL rregullohen me Statutin e organizatës i cili është në pajtim me Ligjin Nr. 03/L-134 Për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës.

Kuvendi i Anëtarëve

Kuvendi i Anëtarëve është organi më i lartë qeverisës i organizatës. Ai përbëhet prej të gjithë anëtarëve të organizatës. Kuvendi i Anëtarëve ka përgjegjësinë më të lartë për politikën dhe çështjet financiare të organizatës.. Kuvendi i Anëtarëve ka kompetencë: të zgjedhë Drejtorin Ekzekutiv, të zgjedh anëtarët e Bordit Këshillëdhënës, të aprovoj raportin vjetor financiar dhe atë të punës, të aprovoj përvetësimin e pasurisë mbi vlerën e caktuar si dhe të aprovoj rregulloren e punës si dhe akte të tjera që konsiderohen të nevojshme për funksionimin e organizatës.

Kuvendi i Anëtarëve zgjedh nga radhët e veta njërin prej anëtarëve që të kryej punët e Kryesuesit të Kuvendit të Anëtarëve. Mandati i Kryesuesit është dy-vjeçar me të drejte rizgjedhjeje të njëpasnjëshme. Kryesuesi i Kuvendit të Anëtarëve kujdeset për mbledhjet e vjetore të përgjithshme dhe të jashtëzakonshme të Kuvendit të Anëtarëve. Kryesuesi i Kuvendit të Anëtarëve nuk mund të jetë zyrtar, punonjës i organizatës apo pjesë e Bordit Këshillëdhënës të organizatës.

Kuvendi i Anëtarëve do të takohet së paku dy herë në vit në Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore (MPV) ku shqyrtohet dhe miratohet raporti për mjetet, detyrimet, të ardhurat, shpenzimet dhe programet e organizatës për vitin e kaluar, si dhe plani për mjetet, e detyrimet e parapara, të ardhurat, shpenzimet dhe programet e organizatës për vitin e ardhshëm. Kuvendi i Anëtarëve mund të takohet gjithashtu edhe në Mbledhjen e Përgjithshme të Jashtëzakonshme (MPJ) kurdoherë që kërkohet nga gjysma e anëtarëve.

Bordi Këshillëdhënës

Bordi Këshillëdhënës themelohet për të kontribuar dhe mbështetur organizatën në procesin vendimmarrës. Bordi duhet të veprojë çdo herë në pajtim me qëllimet e organizatës. Anëtarët e Bordit nuk mund të jenë anëtar të Kuvendit të Anëtarëve ose nëpunës në organizatë.

Mandati i anëtarëve të Bordit është (3) tre vite me të drejtë rizgjedhjeje. Bordi përfaqësohet dhe drejtohet nga Kryesuesi i cili propozohet nga 1/3 e anëtarëve të Bordit dhe zgjidhet me shumicën e thjeshtë të votave nga anëtarët e Bordit.

Bordi ofron këshilla dhe përkrahje për një gamë të gjerë çështjesh relevante për Lëvizjen FOL. Këto çështje përfshijnë fusha të tilla si: këshilla për projekt-propozimet, marrëveshjet e partneritetit, marrëdhëniet me publikun në veçanti të ofrojnë këshilla për qëndrimet publike që FOL do të ketë fushës, këshilla për çështjet financiare të organizatës si dhe këshilla në procesin e planifikimit strategjik.

Bordi takohet rregullisht katër herë brenda vitit. Takimet e Bordit ftohen dhe drejtohen nga Kryesuesi i Bordit me mbështetjen e Drejtorit Ekzekutiv. Vendimet në Bord merren me shumicë të thjeshtë të votave të anëtarëve.

Anëtarët e bordit nuk kompensohen për angazhimin e tyre ne Bord. Kompensimi për anëtarët e bordit bëhet vetëm në raste të pjesëmarrjes në mbledhje, takime të organizuara nga FOL, dhe kjo përfshinë dhe është e limituar në: shpenzimet e udhëtimit, ushqimit dhe akomodimit. Secili anëtar i Bordit duhet të abstenojë në votim për marrjen e vendimeve ose për çfarëdo çështje tjetër për të cilën ai ose ajo ka interes personal ose ekonomik.

Drejtori Ekzekutiv

Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes FOL është përfaqësues i organizatës dhe vepron në emër të organizatës. Mandati i Drejtorit Ekzekutiv është dy (2) vjeçar me të drejt rizgjedhjeje të njëpasnjëshme. Drejtori Ekzekutiv zgjidhet nga Kuvendi i Anëtarëve me shumicën e votave të anëtarëve. Drejtori Ekzekutiv zgjidhet nga radhët e anëtarësisë së organizatës. Secili anëtar ka të drejtë të kandidoj dhe të zgjidhet drejtor ekzekutiv. Mandati i punës mund të pushoj: në rast vdekje, dorëheqje ose shkarkim nga detyra dhe me zgjedhjen e drejtorit të ri.

Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Drejtorit Ekzekutiv janë: Organizimin e punës, menaxhimin e përgjithshëm të organizatës si dhe është përgjegjës për punësimin në organizatë. Të nënshkruaj marrëveshje në dobi të organizatës, Të emëroj dhe zgjedh përfaqësuesit, t”i përcaktojë kompetencat dhe detyrat e tyre. Drejtori Ekzekutiv propozon Kuvendit të Anëtarëve për aprovim anëtarët e parë të Bordit Këshillëdhënës. Propozimi i anëtarëve të rinj në Bord bëhet nga vetë Bordi i cili dërgon kërkesën për aprovim tek Kuvendi. Drejtori Ekzekutiv angazhohet për të mbështetur funksionalitetin e Bordit Këshillëdhënës. Drejtori Ekzekutiv në bashkëpunim me Menaxherin Financiar dhe atë të Programeve prezanton Raportin Vjetor Financiar, të Pasurisë dhe të Punës së organizatës për konfirmim në Bordin Këshillëdhënës dhe pastaj për aprovimin final në Kuvendin e Anëtarëve.

Zyrtarët dhe nëpunësit

Në rast nevoje Drejtori Ekzekutiv do të punësojë përmes institucionit të konkursit ose të emërojë drejtpërdrejt zyrtarë ose të pranojë persona që të marrin përsipër kryerjen e detyrave ditore të organizatës. Kohëzgjatja e punësimit të tyre duhet të caktohet përmes Kontratës nga Drejtori Ekzekutiv.

Zyrtarët duhet të punësohen përmes marrëveshjeve të shkruara të cila detajizojn të gjitha të ardhurat dhe të mirat e tjera që duhet tu paguhen këtyre zyrtarëve. Të gjitha pagesat duhet të jenë të arsyeshme dhe duhet të paguhen vetëm për punën e kryer në organizatë. Marrëveshjet e punës, kontratat dhe të gjitha marrëveshjet e tjera nënshkruhen nga Drejtori Ekzekutiv.

PROGRAMET

  • Mbështetja, promovimi dhe avokimi për politika publike cilësore dhe zbatimin e tyre (përmes

hulumtimeve dhes analizave, me fokus në politikat horizontale me prioritet, në nivel nacional,

që ndërlidhen drejtpërsëdrejti me qeverisjen e mirë, transparencën dhe llogaridhënien, si dhe

aktivizmit qytetar, rrjetëzimit dhe ndërtimit të koalicioneve);

  • Mbështetja, promovimi dhe avokimi për qeverisje të mirë, transparencë dhe llogaridhënie në

të gjitha nivelet (përmes hulumtimeve dhe analizave me qëllim të zhvillimit të mëtejshëm të

politikave ekzistuese dhe krijimit të politikave të reja që ndërlidhen drejtpërsëdrejti me

përfshirjen e shoqërisë civile e palëve të tjera të interesuara në politikë‐bërje publike dhe

avancimin e pjesëmarrjes qytetare në qeverisje);

  • Avokimi për transparencë dhe llogaridhënie të institucioneve qendrore përmes monitorimit

të punës së Qeverisë dhe institucioneve të tjera qendrore në zbatimin e politikave e

programeve me prioritet (me fokus në ato që ndërlidhen drejtpërsëdrejti me qeverisjen e mirë

dhe parandalimin e luftimin e keqpërdorimit të pushtetit, përmes hulumtimeve, analizave,

aktivizmit qytetar, rrjetëzimit dhe ndërtimit të koalicioneve);

  • Avokimi për transparencë dhe llogaridhënie të institucioneve lokale përmes monitorimit të

punës së Komunave në zbatimin e politikave dhe programeve lokale (me fokus në ato që

ndërlidhen drejtpërsëdrejti me qeverisjen e mirë dhe parandalimin e luftimin e keqpërdorimit

të pushtetit, përmes hulumtimeve, analizave, aktivizmit qytetar, rrjetëzimit dhe ndërtimit të

koalicioneve);

  • Mbështetja, promovimi dhe avokimi për funksionin e institucioneve të pavarura, me qëllim të

avancimit të qeverisjes së mirë, transparencës dhe llogaridhënies (përmes hulumtimeve,

analizave, aktivizmit qytetar, rrjetëzimit dhe ndërtimit të koalicioneve);

  • Mbështetja, promovimi dhe avokimi për funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe

institucioneve të zbatimit të ligjit në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar dhe

korrupsionit e formave të tjera të keqpërdorimit të pushtetit, me qëllim të avancimit të

qeverisjes së mirë, transparencës dhe llogaridhënies (përmes hulumtimeve, analizave,

aktivizmit qytetar, rrjetëzimit dhe ndërtimit të koalicioneve);

  • Mbështetja, promovimi dhe avokimi i cilësisë dhe zbatimit të politikave për parandalimin dhe

luftimin e korrupsionit dhe formave të tjera të keqpërdorimit të pushtetit (përmes

hulumtimeve, analizave, aktivizmit qytetar, rrjetëzimit dhe ndërtimit të koalicioneve);

  • Fokusi horizontal: hulumtime dhe analiza të politikave, monitorim dhe avokim, me fokus në

reformat ligjore, të politikave e ato institucionale, dhe performancën e institucioneve në

zbatimin e tyre; zgjerimin e fushëveprimit të legjislacionit dhe politikave kundër korrupsionit

në tërë sektorin publik dhe atë privat; deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publikë; dhe

parandalimin dhe luftimin e konfliktit të interesit; dhe financimin e partive politike dhe të

fushatave parazgjedhore;

  • Fokusi sektorial: fushat me prioritet janë ato që prekin drejtpërsëdrejti interesin publik dhe

nevojat e qytetarëve në veçanti ato që shpenzojnë pjesën më të madhe të fondeve publike;

  • Promovimi i përmirësimit të cilësisë dhe zbatimit të politikave publike për reformimin e

administratës publike në të gjitha nivelet (përmes hulumtimeve dhe analizave, me fokus në

politikat me prioritet që ndërlidhen drejtpërsëdrejti me qeverisjen e mirë, transparencën dhe

llogaridhënien);

  • Promovimi i përmirësimit të cilësisë dhe zbatimit të politikave të integritetit të institucioneve

publike në të gjitha nivelet, me qëllim të përmirësimit të qeverisjes së mirë (përmes

hulumtimeve e analizave të legjislacionit e politikave ekzistuese, performancës së

institucioneve në zbatimin e tyre, dhe avokimit për reforma në trajtimin e mangësive);

  • Promovimi i përmirësimit të cilësisë dhe zbatimit të politikave publike në fushën e prokurimit

publik në të gjitha nivelet (përmes hulumtimeve, analizave, aktivizmit qytetar, rrjetëzimit dhe

ndërtimit të koalicioneve, me fokus në politikat prioritare që ndërlidhen drejtpërsëdrejti me

qeverisjen e mirë, transparencën dhe llogaridhënien, me qëllim parandalimin e keqpërdorimit

të pushtetit dhe mbrojtjen e interesit publik).

 

  • Informimi, edukimi dhe vetëdijesimi i qytetarëve mbi politikat kundër korrupsionit dhe

formave të tjera të keqpërdorimit të pushtetit publik, përmes krijimit të Qendrës për Edukim

Antikorrupsion, e cila do të merret me:

Hulumtime të opinionit publik rreth perceptimit, njohurive, përvojave të të rinjve në

fushën e korrupsionit në sistemin e edukimit;

Promovimin e standardeve ndërkombëtare kundër mitmarrjes;

  • Ofrimin e burimeve për edukim kundër korrupsionit, trajnimeve dhe formave të tjera të

ngritjes së kapaciteteve, dhe ligjëratave publike;

  • Organizimin e kampe verore për edukim të bazuara në metodologjinë e të mësuarit mes

bashkëmoshatarëve (‘peer‐to‐peer’);

  • Mbështetjen dhe promovimin e rrjetëzimit dhe aktivizmit qytetar dhe ndërtimit të

koalicioneve;

  • Organizimin e fushatave të vetëdijesimit të qytetarëve;
  • Ofrimin e platformave online për edukimin e qytetarëve;
  • Promovimit të edukimit kundër korrupsionit përmes rrjeteve sociale;
  • Promovimi i debateve publike dhe dialogut të drejtpërdrejt të hapur mes institucioneve

publike dhe të zgjedhurve politikë, në njërën anë, dhe qytetarëve në anën tjetër (përmes

forumeve e platformave si FOL Hapur e të ngjashme, me qëllim të qeverisjes së mirë);

  • Promovimi i qasjeve të politikë‐bërjes publike me pjesëmarrje qytetare dhe avancimi i

kornizës së politikave dhe asaj institucionale për këtë qëllim në të gjitha nivelet e qeverisjes

(duke i dhënë prioritet buxhetimit pjesëmarrës dhe harmonizimit gjinor të politikave dhe

proceseve të politikë‐bërjes);

  • Promovimi i kulturës demokratike pjesëmarrëse në mesin e të rinjve (përmes klubeve të

debatit që do të ofrojnë trajnime për debate mbi politikat publike dhe organizojnë gara);

  • Promovimi i personaliteteve që avancojnë kulturën demokratike pjesëmarrëse në mesin e

publikut të gjerë (përmes iniciativave si Çmimi për guxim qytetar dhe të ngjashme).

STAFI

BORDI KESHILLDHENES

RRJETIZIMI

Kontakti

FOL LEVIZJA

Andrea Gropa, No.35,

10000 Prishtinë

+386 (0)49 131 542