Nis “Java Kundër Korrupsion 2022”

Prishtinë, 5 dhjetor 2022 – Me organizim të Organizatave të Shoqërisë Civile, të hënën, filloi “Java Kundër Korrupsion 2022″, ku do të mbahen aktivitete të ndryshme, që për synim kanë sensibilizimin kundër korrupsionint.

Pjesë e koalicionit të OJQ-ve në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit”, janë 6 organizata: Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Lëvizja Fol, Iniciativa për Progres, Çohu dhe Colombus.

Për shënimin e kësaj jave, OJQ-të kanë planifikuar të kenë të ftuar të gjithë akterët vendor dhe ndërkombëtar në Kosovë, me qëllim të sensibilizimit në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies sa i përket luftës kundër korrupsionit.

Në kuadër të aktiviteteve, gjatë kësaj jave do të trajtohet korrupsioni, integriteti, llogaridhënia, transparenca, etj.

Ndër aktivitetet e planifikuara për të hënën, është tryeza e rrumbullakët me temë “Reforma në drejtësi”, e cila organizohet nga ora 10:00 deri në orën 12:00.

Ndërsa, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), nga ora 13:00 deri në orën 15:00, organizon tryezën e rrumbullakët, ku prezantohet raporti “Parashkrimi i korrupsionit”.

Kurse, nga ora 15:15 deri më 15:45, Lëvizja FOl organizon konferencë për medie me temë “Masat disiplinore kundër nënpunësit civil për korrupsion dhe shkelje etike”. Të gjitha këto ngjarje, organizohen në Hotel Sirius.

Motoja e “Javës Kundër Korrupsion për vitin 2022”, e Koalicionit të OJQ-ve është “Bashkë Kundër Korrupsionit”.

Bashkëngjitur gjeni edhe agjendën e Javës Kundër Korrupsion: