Gjykatat e Kosovës kanë publikuar 3050 vendime në ueb-faqen e KGjK-së gjatë muajit janar 2023

Prishtinë, 21 shkurt 2023 – Lëvizja FOL ka vazhduar me monitorimin sistematik të aktgjykimeve dhe aktvendimeve të publikuara në ueb faqen zyrtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga të gjitha gjykatat e Kosovës edhe gjatë muajit janar. FOL gjatë monitorimit rëndësi të veçantë i ka kushtuar përputhshmërisë së vendimeve të publikuara me Udhëzimin Administrativ për Publikimin e Aktgjykimeve të Përpunuara, si dhe me Vendimin për Standardizimin e Formave të Aktgjykimeve. Gjatë muajit janar gjykatat kanë publikuar 3,050 aktgjykime dhe aktvendime në ueb-faqen zyrtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, si dhe 1 procesverbal. Numrin më të madh të vendimeve i ka publikuar Gjykata Themelore e Gjakovës, përkatësisht 660 sosh, për t’u pasuar nga Gjykata e Apelit, me 528 vendime të publikuara gjatë kësaj periudhe. Të dhënat e detajuara në lidhje me publikimin e vendimeve nga secila gjykatë në veçanti, duke përfshirë degët dhe depratamentet e tyre, mund t’i shihni në grafikonët e mëposhtëm.