TURNEU KOMBËTAR I DEBATIT “KOSOVA OPEN 2012”
Ferizaj, 6- 9 Prill 2012 – Lëvizja FOL në bashkëpunim me gjashtë organizata lokale si: Syri i Vizionit në Pejë, Iniciativa për Progres(INPO) në Ferizaj, Qendra Rinore në Malishevë, Qendra Rinore në Suharekë, CBM në Mitrovicë dhe Këshilli i veprimit rinorë në Prizren kanë mbajtur nga 6 ” 9 Prill 2012, Turneun Kombëtar të debatit në formatin “Karl Popper – “Kosova Open 2012”
.
Lëvizja FOL me mbështetjen e Fondacionit SOROS/KFOS që nga Janarit i vitit 2010 kanë punuar me organizatat partnere kanë krijuar klubet e debatit të qytetit të Ferizajt, Prishtinës dhe Pejës. Ndërkaq, nga Janari i vitit 2011 ky program është zgjeruar edhe në tri komuna tjera, si Mitrovicë, Malishevë dhe Suharekë. Gjatë këtij viti programi i debatit do të zgjerohet edhe në disa komuna të tjera siç janë Prizreni, Gjakova dhe Podujeva. Aktualisht në Kosovë kemi shtatë klube të debatit në shtatë komunat përkatëse, ku numri i debaterëve që vijnë nga shkollat e mesme të qytetit po rritet vazhdimisht. Ndërkaq, në klubin e debatit të qytetit të Ferizajt tashmë janë formuar edhe ekipe me debatetër të komunitetit RAE.
Një kontribut të madh në organizimin e Turneut “Kosova Open 2011” e ka dhënë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, ku ky turne”Kosova është mbajtur në Qendrën e Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së në Ferizaj përgjatë tri ditëve.
Gjatë ditës së shtunë dhe të diel (7-8 Prill) përgjatë gjashtë rundeve të debatit janë ballafaquar 20 skuadra nga 7 komuna të Kosovës. Ndërkaq, gjysmëfinalja dhe finalja e debatit janë mbajt të hënën. Në gjysmëfinale kanë arritur katër ekipet të cilat kanë grumbulluar më shumë pikë në bazë të numrit fitoreve dhe pikëve që kanë grumbulluar folësit e ekipeve. Gjysmëfinalistë të këtij debati ishin: Skuadra Trifty-Trifty, iHithat, Nemo dhe Sokratët. Ndërkaq, në finale arritën Trifty-Trifty dhe iHithat. Debatet u zhvilluan mbi temen e përgjithshme e cila ishe Siguria dhe Liritë kurse tema e finales ishte “Përdorimi i dhunës së protestuesve mund të arsyetohet”.
Gjyqtarë të këtij turneu ishin ish-debaterë të cilët më parë kanë marrë pjesë në debate të formatit “Karl Popper”. Ekipi i gjyqtarëve të cilët e gjykuan finalen e këtij turneu, me vota unanime shpallën fitues të këtij turneu skuadrën iHithat nga Prishtina. Ekipi Fitues i të këtij Turneu do ta përfaqësojnë Kosovën në garat ndërkombëtare të debatit IDEA Youth Forum 2012, që këtë vit mbahet në Meksikë në Korrik/Gusht 2012.
Formati i debatit “Karl Popper” synon të prekë dhe trajtojë elementët thelbësorë të një çështjeje kontradiktore. Ai thekson mbi të gjitha zhvillimin e të menduarit kritik, tolerancës dhe vlerësimit të pikëpamjeve të ndryshme. Ky format është i zhvilluar në shkolla të mesme dhe është përkrahur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur.