TURNEU KOMBËTAR I DEBATIT “KOSOVA OPEN 2011”
TURNEU KOMBËTAR I DEBATIT “KOSOVA OPEN 2011”
Vushtrri, 15 ” 17 Prill 2011: Lëvizja Fol së bashku me BIRN-in dhe në bashkëpunim me organizatat: Syri i Vizionit në Pejë, Iniciativa për Progres(INPO) në Ferizaj dhe Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut(YIHR) në Prishtinë, Qendra Rinore në Malishevë, Qendra Rinore në Suharekë dhe CBM në Mitrovicë kanë mbajtur me 15- 17 Prill 2011, Turneun Kombëtar të debatit në formatin “Karl Popper – “Kosova Open 2011” në temën “Kosova duhet të zbatoj regjimin e vizave”. Formati i debatit “Karl Popper” synon të prekë dhe trajtojë elementët thelbësorë të një çështjeje kontradiktore. Ai thekson mbi të gjitha zhvillimin e të menduarit kritik, tolerancës dhe vlerësimit të pikëpamjeve të ndryshme. Ky format është i zhvilluar në shkolla të mesme.
Lëvizja FOL dhe BRIN me mbështetjen e Fondacionit SOROS/KFOS që nga Janarit i vitit 2010 kanë punuar me organizatat partnere INPO, SiV dhe YIHR për të krijuar klubet e debatit të qytetit si dhe për të trajnuar anëtarët e klubit në formatin e debatit Karl Popper. Ndërkaq që nga Janari i këtij viti ky program është zgjeruar edhe në tri komuna të reja, në Mitrovicë, Malishevë dhe Suharekë.
Aktualisht në Kosovë kemi 6 klube të debatit në 6 komunat përkatëse, ku numri i debaterëve që vijnë nga shkollat e mesme të qytetit po rritet vazhdimisht. Ndërkaq, në klubin e debatit të qytetit të Ferizajt tashmë janë formuar edhe ekipe me debatetër të komunitetit RAE.
Një kontribut të madh në organizimin e Turneut “Kosova Open 2011” e ka dhënë edhe Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Arsimit, dhe Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.
Gjatë ditës së shtunë(15 Prill) për gjatë tri rundeve të debatit janë ballafaquar 20 skuadra nga 6 komuna të Kosovës: Prishtinë, Pejë dhe Ferizaj, Mitrovicë, Malishevë dhe Suharekë. Ndërkaq, gjysmëfinalja dhe finalja e debatit janë mbajt të dielën. Në gjysmëfinale kanë arritur katër ekipet të cilat kanë grumbulluar më shumë pikë në bazë të numrit fitoreve dhe pikëve që kanë grumbulluar folësit e ekipeve. Gjysmëfinalistë të këtij debati ishin: Nisma Ime nga Klubi i debatit të Prishtinës, Sokratët nga Klubi i debatit të Ferizajt, The Young Europeans nga Klubi i debatit të Pejës dhe Epigonet nga Klubi i debatit të Malishevës. Ndërkaq, në finale arritën Sokratët dhe Nisma Ime.
Gjyqtarë të këtij turneu ishin ish- debaterë të cilët më parë kanë marrë pjesë në debate të formatit “Karl Popper”. Ekipi i gjyqtarëve të cilët e gjykuan finalen e këtij turneu, shpallën fitues të këtij turneu skuadrën Sokratët nga Ferizaj. Katër rezolutat për të u cilat debatua në këtë turne ishin tema rreth migrimit ndërkombëtar, ku dy nga këto rezoluta ishin me kohë të limituar përgatitjeje ndërkaq për dy rezolutat tjera debaterët kanë pasur mundësi të përgatiten më herët.
Rezoluta e parë ishte: “”Kosova duhet të vendos regjimin e vizave””,
Rezoluta e dytë ishte: “Të gjitha shtetet anëtare duhet të ratifikojnë Konventën e OKB-së për të drejtat e punëtorëve emigrantë dhe familjeve të tyre”,
Rezoluta e tretë ishte: “Shoqëria e hapur kërkon kufij të hapur”
Rezoluta e katërt ishte “Shtetet e botës duhet të rrisin mbrojtjen e të drejtave sociale dhe ekonomike të emigrantëve”
Turneu gjatë tri ditëve është mbajtur në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim(ish-Shkolla e Policisë në Vushtrri”.
Ky është turneu i dytë Kombëtar që po organizohet Kosovë, ndërkaq janë organizuar edhe dy turne të tjera, një në Qytetin e Ferizajt dhe një në Qytetin e Pejës.
Ekipi Fitues i dhe 3 folësit më të mirë të këtij Turneu do ta përfaqësojnë Kosovën në garat ndërkombëtare të debatit ” IDEA Youth Forum 2011, që këtë vit mbahet në Stamboll të Turqisë në Korrik/Gusht 2011.
Programi i debatit mbështet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur.