Trajnim për gazetarë: Standardet evropiane për luftimin e padive SLAPP

Prishtinë, 18 shkurt 2025 – Lëvizja FOL, e kontraktuar nga Projekti Pilot për SLAPP në Kosovë i financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë i zbatuar nga Chemonics UK, në bashkëpunim me AGK organizojnë trajnimin me gazetarë “Standardet evropiane për luftimin e padive SLAPP”.

Përgjatë trajnimit, pjesëmarrësit do të familjarizohen me standardet më të reja për luftimin e padive SLAPP, përfshirë metodat e identifikimit të padive të tilla që mund të përdoren si mjete për të frikësuar dhe ngacmuar aktivistët dhe gazetarët, me theks të veçantë gratë, personat me aftësi të kufizuara, dhe grupe të tjera të cenueshme, të cilat mund të jenë objektiv i këtyre padive për shkak të angazhimit të tyre në aktivitete publike ose si aktivistë.