Thirrje për Çmimin: “FOL për prokurim”
Lëvizja FOL me mbështetjen e Open Contracting Partnership hap thirrjen për aplikim për Çmimin “FOL për prokurim”.
Monitorimi i prokurimit publik nga gazetarët në mënyrë direkte apo indirekte do të shtyjë institucionet përkatëse të rishikojnë metodat e tyre të punës në mënyrë që të jenë më transparente dhe të përgjegjshme në shpenzimin e parasë publike.
Andaj, për të inkurajuar gazetarinë hulumtuese në fushën e prokurimit publik, FOL do të ndaj tre çmime për artikujt e botuar nga gazetarë hulumtues në këtë fushë, të cilët kanë paraqitur parregullsi dhe keqpërdorime përmes procedurave të prokurimit publik. Çmimi i parë do të jetë 500 euro, i dyti 300 euro, dhe i treti do të jetë 200 euro.
Kush mund të aplikojë?
Gazetarët/et që veprojnë në Kosovë dhe punojnë si të pavarur (freelancer) apo janë të punësuar nga mediat e regjistruara në Kosovë.
- Artikujt duhet të jenë të publikuar për të gjitha format e gazetarisë (shtyp, në internet, radio dhe TV) të transmetuara në mediat e Kosovës në gjuhën zyrtare.
- Artikujt/storiet e dorëzuara për aplikim duhet të jenë të publikuara gjatë vitit kalendarik 1 janar – 31 dhjetor 2021.
Procedura e aplikimit/nominimit:
- Aplikoni duke dërguar artikullin, linkun e publikimit dhe një bio të shkurtër në email-in: [email protected] dhe shkruaj në subjekt “Aplikim/nominim për çmimin FOL për prokurim”.
Afati për aplikim: Afati i dorëzimit të aplikimit është 25.02.2022.
Vlerësimi: Juria e Çmimit “FOL për Prokurim” do të përbëhet nga ekspertë të medias dhe njohës të fushës së prokurimit publik.