Shefi i Misionit të EULEX-it në Kosovë, z. Lars-Gunnar Wigemark viziton Lëvizjen FOL
Prishtinë, 30 prill 2021 – Lëvizja FOL ka pritur sot në një takim miqësor Shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, z. Lars-Gunnar Wigemark. Në këtë takim u diskutua rreth aktiviteteve të ndërmarra dhe çështjeve që Lëvizja FOL ka ngritur dhe për të cilat ka avokuar në vazhdimësi. Fokus i veçantë iu dha aktiviteteve dhe punës së Lëvizjes FOL në fushën e sundimit të ligjit, luftës ndaj korrupsionit, si dhe mbi ndikimin e pandemisë COVID-19 në realizimin e projekteve.
Shefi i Misionit të EULEX-it z. Wigermark, shprehi mirënjohje dhe inkurajim për punën e Lëvizjes FOL, dhe ofroi mundësinë e bashkëpunimit lidhur me çështjen e sundimit të ligjit dhe luftimin e korrupsionit.