Publikimi i aktgjykimeve nga të gjitha Gjykatat e Kosovës, maj 2019
Prishtinë, 2 gusht 2019 – Lëvizja FOL dhe BIRN Kosova janë duke monitoruar publikimin e aktgjykimeve në të gjitha gjykatat e Kosovës.
Përmes infografikave në vazhdim ju mund të shihni publikimin e të gjitha aktgjykimeve nga të gjitha gjykatat e Kosovës për muajin maj 2019.
1.Publikimi i aktgjykimeve nga të gjitha Gjykatat e Kosovës
2. 91 prej 337 gjyqtarëve kanë aktgjykime të publikuara gjatë muajit maj 2019
3. Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Supreme
4. Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata e Apelit me divizionin e saj
5. Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Themelore e Prishtinës me degët e saj
6. Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Themelore e Ferizajt me degët e saj
7. Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Themelore e Prizrenit me degët e saj
8. Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Themelore e Pejës me degët e saj
9. Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Themelore e Gjakovës me degët e saj
10. Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Themelore e Mitrovicës me degët e saj
11. Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Themelore e Gjilanit me degët e saj
12. Gjykata e Apelit 34 prej 47 gjyqtarëve kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit maj 2019
13. Gjykata Themelore Prishtinë, 15 prej 108 gjyqtarëve kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit maj 2019
14. Gjykata Themelore e Prizrenit, 13 prej 33 gjyqtarëve kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit maj 2019
15. Gjykata Themelore Pejë, 12 prej 30 gjyqtarëve kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit maj 2019
16. Gjykata Themelore Ferizaj, 10 prej 24 gjyqtarëve kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit maj 2019
17. Gjykata Themelore Gjakovë, 5 prej 19 gjyqtarëve kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit maj 2019
18. Gjykata Supreme, 1 prej 25 gjyqtarëve kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit maj 2019
—
Sqarim: Monitorimi i publikimit të aktgjykimeve për periudhën 1 maj deri më 31 maj 2019 është bërë për të gjitha gjykatat e Kosovës duke u fokusuar në departamentet penale, civile, ekonomike, dhe administrative. Po ashtu, ky monitorim ka përcjellur publikimin e aktgjykimeve sipas gjyqtarëve të gjykatave dhe departamenteve. Gjyqtarët e Divizionit për Kundërvajtje nuk janë përfshirë në këtë monitorim.
Gjatë monitorimit të vendimeve të publikuara në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për periudhën e lartëpërmendur, është vërejtur se në total janë të publikuara 753 aktgjykime ose 22 më shumë se ato që BIRN dhe FOL kanë shënuar në bazën e të dhënave. Ky dallim është si rrjedhojë e publikimit të dyfishtë të aktgjykimeve, aktgjykimeve boshe apo ka raste kur aktgjykimet mungojnë në tërësi. Këto mangësi janë vërejtur gjatë verifikimit të detajuar nga BIRN dhe FOL.
*Mohim i përgjegjësisë: Ky monitorim është mundësuar me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar (USAID). Përmbatja e këtij artikulli është përgjegjësi vetëm e Lëvizjes FOL dhe BIRN Kosova dhe jo domosdoshmërisht reflekton këndvërshtrimet e Agjencisë së Shtetëve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar apo Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.