Presioni 3 vjeçar nga FOL bënë që Ministria e Financave të ofrojë qasje në të dhënat mbi vlerësimin e shpronësimeve
Prishtinë, 23 shtator 2021- Në vitin 2018 Lëvizja FOL kishte adresuar një Kërkesë për Qasje në Dokumente Publike në Ministrinë e Financave mbi procesin e vlerësimit të pronave përgjatë trasesë së ndërtimit të autostradës Prishtinë – Gjilan. Këto të dhëna përgjatë tërë kësaj periudhe, me gjithë insistimin e Lëvizjes FOL për publikimin e tyre, dhe përkundër ndërrimit të 3 partive në pushtet janë mbajtur të mbyllura për publikun.
Ministria e Financave gjatë kësaj periudhe me arsyetime të ndryshme ka mohuar qasjen tonë për t’u informuar rreth këtij procesi. Tek sot, pas një presioni publik tre-vjeçar si dhe pas ankesës në Agjencianë për Informim dhe Privatësi u arrit që FOL të ketë qasje në këto të dhëna.
Të dhënat e pranuara nga Ministria e Financave do të analizohen dhe do të bëhen publike në ditët në vijim.
Shpenzimi i parasë publike duhet të jetë transparent. Aty ku mungon transparenca ka dyshime për keqpërdorime.