Platforma e krahasimit të pasurisë së zyrtarëve publik

Prishtinë, 5 shtator 2012- Lëvizja FOL sot ka publikuar platformën online për deklarimin dhe krahasimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. Kjo platformë është e integruar brenda ueb-faqes së Lëvizjes FOL (http://levizjafol.org/al/deklarimet ) , dhe e cila do të mundësojë: a) Deklarimin dhe krahasimin në mënyrë automatike të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, b) Përfshirjen e qytetarëve të Kosovë në mënyrë aktive përmes komenteve dhe fakteve që ata kanë në raport me deklarimet e zyrtarëve të caktuar, si dhe c) Që përmes kësaj platforme dhe përmes fakteve që do të vijnë gjatë ditëve në vijim të iniciojmë procedurat e ndryshimit të ligjit për deklarim, në mënyrë që të përfshihet edhe komponenta e hetimit të pasurisë në momentin që ka dyshime të caktuara.

Platforma përfshin 224 zyrtarë të lartë publik, ku për secilin në mënyrë individuale qytetarët e Kosovës mund t’i krahasojnë deklarimet e pasurisë dhe njëkohësisht t’i komentojnë ato për secilën kategori të deklaruar. Komentet që do të jepen në këtë platformë pas një periudhe të caktuar do të dërgohen në Agjencinë Kundër Korrupsion dhe në Prokurorinë e Shtetit, në mënyrë që të fillohen hetimet për deklarimet që eventualisht nuk janë të sakta ose për nivelin e lartë të dallimeve nga viti në vit pa ndonjë shpjegim të arsyeshëm.

Galeria e aktivitetit

h26

h25

h24

h23

h22

h21