Mbahet takimi i radhës i Bord-it të Lëvizjes FOL, Astrit Gashi anëtar i ri i Bordit

Prishtinë, 12 Qershor “Javën e kaluar është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit Këshillëdhënës të Lëvizjes FOL, me ç”rast është diskutuar gjendja e përgjithshme e Organizatës.

Në këtë takim janë diskutuar Raporti i Punës dhe ai i Auditimit për vitin 2011. Të dyja raportet janë miratuar nga ana e anëtarëve të Bord-it në mënyrë unanime. Pjesë e agjendës së këtij takimi ka qenë po ashtu edhe zgjerimi i Bordit me një anëtarë të ri.

Propozimi nga ana e Drejtorit të Lëvizjes FOL për anëtarin e ri, Bordi i aprovoi. Propozimi ishte Astrit Gashi, gazetar me profesion.

Pikë tjetër e rendit të ditës në këtë mbledhje ka qenë edhe Strategjia e Punës së Lëvizjes FOL, e cila strategji përfundon në fund të këtij viti. Propozimet e Bordit për këtë strategji kanë qenë që Lëvizja FOL në strategjinë e radhës të fokusohet në çështje më specifike.

Anëtarët e Bordit Këshillëdhënës kanë diskutuar dhe analizuar punën e Lëvizjes FOL për vitin 2011 dhe kanë ofruar mbështetjen e tyre për aktivitetet e ndërmarra nga Lëvizja FOL, si dhe kanë ofruar përkrahjen e tyre për zhvillimin dhe avancimin e objektivave të Organizatës.

Galeria e aktivitetit

foto (3)

g54

g53

g52

g51