Lëvizja FOL takoi Kryetarin e Prishtinës z. Shpend Ahmeti rreth transparencës në Prokurimin Publik
Prishtinë, 16 Janar 2014 – Me qëllim diskutimin dhe promovimin e transparencës së qeverisjeve lokale, Lëvizja FOL sot takoi Kryetarin e Komunës së Prishtinës z. Shpend Ahmeti. Gjatë këtij takimi u diskutua rreth mundësisë së bashkëpunimit në mes këtij institucioni dhe Lëvizjes FOL e në veçanti rreth mundësisë së monitorimit të proceseve të prokurimit publik në Komunën e Prishtinës.
Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL tha se duke pas parasysh nevojën dhe vullnetin për të ngritur transparencën në nivelin komunal me qëllim ngritjen e nivelit të mirëqeverisjes dhe parandalimit të keq-përdorimeve, keq-menaxhimeve dhe korrupsionit në këtë sektor. Sipas tij në bazë të shumë raporteve vendore e ndërkombëtare njëri nga sektorët më i ndjeshëm sa i përket aferave korruptive është sektori i prokurimit publik si mekanizëm në bazë të secilit shpenzohet një pjesë e madhe e parasë publike. Me këtë rast Petrit Zogaj tha se ne kemi marrë iniciativën që të kërkojmë nga gjashtë komuna qasje në monitorimin e procedurave të prokurimit në këto komuna.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti vlerësojë gatishmërinë e shoqërisë civile për të bashkëpunuar me Komunën e Prishtinës, sidomos në fushën e ngritjes së transparencës së kësaj komune. Ai shprehu gatishmërinë e tij si kryetar komune për mundësitë e bashkëpunimit me Lëvizjen FOL në kuadër fushës së transparencës në prokurimin publik dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në Partneritetin e Qeverive të Hapura. Ai më tutje potencoi se “përpos që është nevojë e komunës të përmirësojë nivelin e transparencës në sektorin e prokurimit në këtë komunë janë edhe disa probleme tjera që duhet evitohen, e ku njëri nga ta është edhe konflikti i interesit’.
Në fund të takimit të dy palët u pajtuan që në një afat të shkurtër kohor të nënshkruajnë një Memorandum të Bashkëpunimit në bazë të te cilët do të realizohet monitorimi i procedurave të prokurimit publik në Komunën e Prishtinës.