Lëvizja FOL takoi Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës z. Enver Peci
Prishtinë, 23 gusht 2013 – Përfaqësues të Lëvizjes FOL janë takuar sot me Kryetarin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës z. Enver Peci. Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm mes këtij institucioni si dhe Lëvizjes FOL, në veçanti në fushën e parandalimit dhe luftimit të korrupsionit në vend.
Gjithashtu në këtë takim u diskutua për krijimin e Forumit për Qasje në Drejtësi në Gjakovë dhe Podujevë si dhe mundësinë që Forume të tilla të krijohen edhe në shtatë komuna të tjera, ku qëllimi kryesor i këtyre do të jetë afrimi i qytetarëve me Institucionet e drejtësisë. Z. Peci premtoj se do të mbështet Lëvizjen FOL në këtë drejtim.
Më tej, Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL njoftoi Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor, me punën që është duke bërë FOL për krijimin e platformës së unifikuar mbi statistikat anti-korrupsion, ku mori premtimin nga z. Peci se FOL do të vazhdojë të ketë qasje në të gjitha statistikat anti-korrupsion që i nxjerr ky institucion.