Lëvizja FOL takoi Kryeprokurorin e Shtetit, z. Ismet Kabashi

Prishtinë, 14 gusht 2013 – Përfaqësuesit e Lëvizjes FOL sot realizuan një takim pune me Kryeprokurorin e Prokurorisë së Shtetit, z. Ismet Kabashi. Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm mes këtij institucioni si dhe Lëvizjes FOL, në veçanti në fushën e parandalimit dhe luftimit të korrupsioniti në vend.

Më tej, Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL njoftoi Kryeprokurorin e Shtetit me punën që është duke bërë organizata, e specifikisht në angazhimin e saj për krijimin e platformës së unifikuar mbi statistikat anti-korrupsion dhe po ashtu ai shprehi rëndësinë dhe nevojën për bashkëpunim më të madh ndërmjet Prokurorisë dhe Shoqërisë Civile në përgjithësi.

Gjatë këtij takimi z.Kabashi, premtoi se Lëvizja FOL do të vazhdojë të ketë qasje në të gjitha statistikat anti-korrupsion që i nxjerr ky institucion dhe se bashkëpunimi nuk do të mungojë edhe në të ardhmen.