Lëvizja “FOL” dhe Ministria e Shëndetësisë pajtohen për rritjen e transparencës në prokurim
Prishtinë, 29 mars 2011: Përfaqësues të Lëvizjes FOL janë takuar sot me Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, dr. Ferid Agani, për të diskutuar për rritje të transparencën në fushën e prokurimit në këtë institucion.
Ministri Agani i ka dhënë mbështetje projektit të lëvizjes FOL për fuqizimin e transparencës së institucioneve publike përballë qytetarëve, projekt ky i prezantuar nga kreu i kësaj lëvizje, Ramadan Ilazi.
Ministri Agani ka ofruar bashkëpunimin e plotë të MSh-së me shoqërinë civile, duke e vlerësuar këtë si indikator të demokratizimit të vet institucioneve dhe ka siguruar drejtuesit e “FOL” se MSH do të ofrojë maksimumin e bashkëpunimit që ligji e lejon.
Gjatë ditëve në vijim, MSh do të nënshkruajë një Memorandum bashkëpunimi me Lëvizjen “FOL”, në mënyrë që kësaj lëvizje t”i sigurohet qasje në monitorim të proceseve të ndryshme që zhvillohen në këtë ministri