Letër Presidentes Jahjaga: Propozimi për anëtarësimin e Kosovës në OGP

Prishtinë, 26 korrik 2012 – Lëvizja FOL i ka dërguar sot një letër Presidentes së vendit, znj. Atifete Jahjaga, përmes së cilës ka bërë një propozim për anëtarësimin e Kosovës në Open Government Partnership(OGP).
OGP është një organizatë ndërkombëtare për promovimin e qeverisjes së hapur. Kjo nismë synon të siguroj angazhime konkrete nga qeveritë për të nxitur transparencën, fuqizimin e qytetarisë aktive, në luftën kundër korrupsionin dhe për të forcuar mirëqeverisjen e një vendi.

Në këtë kontekst, duke pas parasysh nivelin e ultë të transparencës në institucionet publike si një nga promotorët e nivelit të lartë të korrupsionit në vend, Lëvizja FOL, kërkon nga Presidentja Jahjaga që të pranon këtë propozim dhe të inicion anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Lëvizja FOL, shpreh gatishmërinë e saj për bashkëpunim dhe asistim në çdo fazë të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Letrën e plotë dërguar Presidentes mund ta gjeni në këtë link:
http://levizjafol.org/images/uploads/files/Propozimi_per_anetarsimin_e_Kosoves_ne_OGP.pdf