Kampi veror 2012 “Për qytetari aktive – kundër korrupsionit”
Lëvizja FOL, nga 23 deri me 26 gusht 2012, po organizon kampin veror me vullnetarët e sapo inkuadruar të cilët do të trajnohen rreth teknikave të qytetarisë aktive në promovimin e luftës anti-korrupsion.
Rreth 40 vullnetar pjesëmarrës në këtë kamp do të jenë nga tri komuna tw ndryshme, nga Prishtina, Gjakova dhe Podujeva. Profili i pjesëmarrësve do të jetë, të rinj që janë pjesë aktive dhe influencuese e organizatave, këshilleve dhe klubeve rinore në komunat përkatëse në mënyrë që njohuritë e fituara gjatë ndjekjes së kampit ti transmetojnë tek bashkëmoshatarët dhe të rinjtë e komunave nga vijën ata.
Programi i këtij kampi do të bazohet në 4 module: Shteti dhe Zgjedhjet, Gjyqësori, Mediat dhe OJQ/Teatri i Rrugëve.
Qëllimi i kampit është mbështetja dhe fuqizimi i qytetarisë aktive në Kosovë si mënyra më e mirë për përparimin e demokracisë dhe rritjen e llogaridhënies së institucioneve publike karshi qytetarëve. Llogaridhënia dhe Transparenca janë mënyra më e mirë për luftën kundër korrupsionit dhe abuzimit me autoritetin publik.
Kampi Veror i Vullnetarëve 2012 organizohet nga Lëvizja FOL me mbështetje të Charless Mott Foundation.