Gjykata Themelore e Ferizajt prin me publikim të aktgjykimeve edhe për muajin korrik 2019
Prishtinë, 27 gusht 2019 – Lëvizja FOL dhe BIRN Kosova prezantojnë sot të dhënat nga monitorimi i publikimit të aktgjykimeve në të gjitha Gjykatat e Kosovës. Përmes infografikave në vazhdim ju mund të shihni publikimin e të gjitha aktgjykimeve nga të gjitha gjykatat e Kosovës për muajin korrik 2019.
Publikimi i aktgjykimeve nga të gjitha gjykatat e Kosovës – korrik 2019
133 prej 340 gjyqtarëve kanë aktgjykime të publikuara gjatë muajit korrik 2019
Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Supreme – korrik 2019
Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata e Apelit me Divizionin e saj – korrik 2019
Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Themelore e Ferizajt me degët e saj
Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Themelore e Prishtinës me degët e saj
Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Themelore e Mitrovicës me degët e saj
Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Themelore e Prizrenit me degët e saj
Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Themelore e Gjakovës me degët e saj
Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Themelore e Pejës me degët e saj
Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Themelore e Gjilanit me degët e saj
9 prej 27 gjyqtarëve në Gjykatën Supreme kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit korrik
19 prej 50 gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit korrik
29 prej 89 gjyqtarëve në Gjykatën Themelore të Prishtinës kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit korrik
26 prej 33 gjyqtarëve në Gjykatën Themelore të Prizrenit kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit korrik
18 prej 24 gjyqtarëve në Gjykatën Themelore të Ferizajt kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit korrik
14 prej 19 gjyqtarëve në Gjykatën Themelore të Gjakovës kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit korrik
12 prej 37 gjyqtarëve në Gjykatën Themelore të Mitrovicës kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit korrik
6 prej 31 gjyqtarëve në Gjykatën Themelore të Pejës kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit korrik
Sqarim: Monitorimi i publikimit të aktgjykimeve për periudhën 1 korrik – 31 korrik 2019 është bërë për të gjitha gjykatat e Kosovës. Fokus kanë qenë departamentet penale, civile, ekonomike dhe administrative. Po ashtu, ky monitorim ka përcjellë publikimin e aktgjykimeve sipas gjyqtarëve të gjykatave duke përfshirë edhe degëve e tyre. Kryetari i Gjykatës Supreme, Apelit, kryetarët e Gjykatave Themelore si dhe gjyqtarët e Divizionit për Kundërvajtje nuk janë përfshirë në këtë monitorim.
Gjatë monitorimit të vendimeve të publikuara në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për periudhën e lartpërmendur është vërejtur se në total janë të publikuara 1296 aktgjykime apo 16 më shumë se sa kanë shënuar FOL dhe BIRN në bazën e të dhënave. Kjo si pasojë e publikimit të përsëritur nga dy herë të aktgjykimeve nga ana e gjykatave si dhe publikimit të një aktvendimi. Ky dallim në numra është i shprehur më shumë në Gjykatën Themelore të Prizrenit si dhe në Gjykatën e Apelit.
Po ashtu, gjatë muajit korrik është vërejtur se gjykatat kanë publikuar aktgjykime për gjyqtarët të cilët janë avancuar në pozita më të larta, kanë kaluar në Departamentin e Kundërvajtjes, apo kanë dalë në pension. Prandaj edhe numri i gjyqtarëve të prezantuar në të dhënat tona nuk korrespondon saktë me numrin e përcjellë nga Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Departamenti i Administratës së Përgjithshme për gjyqtarët aktiv në sistem gjatë muajit korrik.
*Mohim i përgjegjësisë: Ky monitorim është mundësuar me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar (USAID). Përmbajta e këtij artikulli është përgjegjësi vetëm e Lëvizjes FOL dhe BIRN Kosova dhe jo domosdoshmërisht reflekton këndvështrimet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar apo Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.