FOL publikoi raportin për EULEX: Anti-korrupsioni dhe kufijtë e vlerësimit kuantitativ
Prishtinë, 18 shkurt 20106 – Lëvizja FOL me përkrahjen e Charles Stewart Mott Foundation, ka publikuar hulumtimin rreth performancës së EULEX-it përgjatë viteve të funksionimit, me fokus në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky hulumtim karakterizon kombinimi i qasjes kuantitative dhe kualitative. Hulumtimi prezanton të gjeturat e statistikave për rastet e EULEX por jo vetëm, hulumtimi hyn edhe më thellë dhe analizon kontekstin historik dhe politik të veprimtarisë së EULEX-it në Kosovë, duke ofruar kështu përgjigje në lidhje me performancën e duhur apo jo të këtij misioni.