FOL Hapur me z. Avdullah Hoti, kandidat për Kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa
Prishtinë, 31 maj 2017 – Lëvizja FOL me përkrahjen e Charles Stewart Mott Foundation ka mbajtur debatin në Forumin FOL Hapur ku i ftuar ishte z. Avdullah Hoti, kandidat për Kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa.
Petrit Zogaj drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL tha se sot po e mbajmë FOL Hapur me Avdullah Hotin, ndërkaq presim që ditëve në vijim të kemi edhe dy kandidatët tjerë për Kryeministër në këtë forum.
Ndërkaq z. Avdullah Hoti, kandidat për Kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa prezantoj pika të ndryshme të planit të tij të cilin do ta prezantojnë gjatë fushatës parazgjedhore. “Ne sapo kemi nisur punën, shtylla e parë është zhvillimi ekonomik, punësimi. Programi është i pakonkurrencë në krahasim me partitë e tjera. Ne do ta kthejmë edhe më tutje zhvillimin ekonomik kah sektori privat”, tha Hoti.
Sa i përket çështjes së demarkacionit me Malin e Zi, Hoti tha se konsensusi politik do ti jap fund kësaj çështje. “Ne kemi vendime të mëdha që duhet të merren në institucionet e vendit. Qeveria jonë si koalicion është mjaftë i qartë. Ne zotohemi që do të jemi të suksesshëm. Do të mbrohet çdo metër katror i çdo metër të Kosovës. Do t’i involvojmë të gjithë akterët politikë në zgjidhjen e këtij problemi”, tha Hoti duke shtuar demarkacioni është temë e vështirë dhe lidhet me liberalizimin e vizave, mirëpo koalicioni LDK AKR që në muajt e parë do gjej zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Ndërkaq sa i përket çështjes së dialogut me Serbinë, Hoti është shprehur se bisedimet do të udhëhiqen nga kryeministri dhe për këtë do të caktohet një afat kohor se kur do të përfundojnë.