FOL Hapur me Yll Buleshkaj, drejtor i Agjencisë kundër Korrupsionit
Prishtinë, 08 qershor 2022 – Lëvizja FOL ka mbajtur sot diskutimin FOL Hapur me drejtorin e Agjencisë kundër Korrupsionit, z. Yll Buleshkaj.
Me z. Buleshkaj u diskutua për ndryshimet ligjore që janë bërë për Ligjin për Agjencinë kundër Korrupsion dhe Ligjit për Deklarimin, Kontrollin, Prejardhjen e Pasurisë dhe Dhuratave si dhe efekti i këtyre ligjeve në mandatin aktual të Agjencisë.
Gjithashtu, gjatë këtij forumi u diskutua rreth zbatimit të Ligjit për Mbrojtën e Sinjalizuesve si dhe Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.
Ky diskutim u mbështet nga Rockfeller Brothers Fund.