FOL Hapur me Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë z. Ferit Idrizi
Vushtrri (Stanoc i Epërm) 21 korrik 2022 – Lëvizja FOL në kuadër të debateve FOL Hapur me Kryetarët e Komunave të Kosovës, ka mbajtur takim me tretë me Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi.
Temë diskutimi e këtij takimi me qytetarë ishte implementimi i Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, si dhe Udhëzimi Administrativ (MAPL) për Organizimin, Funksionimin dhe Bashkëpunimin e Komunave me Fshatrat, Vendbanimet dhe Lagjet Urbane.
Gjithashtu, gjatë këtij diskutimi në mënyrë të hollësishme u shtjellua çështja e përzgjedhjes së këshillave lokal, funksionimi i tyre si dhe mënyra më e mirë e bashkëpunimit në mes komunës dhe kryetarëve të këshillave për adresimin e kërkesave të të gjithë qytetarëve.
Poashtu, pjesëmarrësit kishin mundësinë që të diskutonin me Kryetarin Idrizi për problemet me të cilat këta qytetarë përballen çdo ditë. Debati me qytetarë do është mbajtur në ambientet e shkollës së fshatit Stanoc i Epërm (SHFMU “Migjeni”) komuna e Vushtrrisë.
Debate të këtij formati FOL do të mbajë dhe në komunat e tjera të Kosovës
Ky diskutim mbështetet nga Rockfeller Brothers Fund.