FOL fillon fushatën “Testi i Përgjegjshmërisë”

Prishtinë, 11 shtator 2012. Lëvizja FOL që nga themelimi i saj, pjesë e angazhimeve të saj ka pasur promovimin e Transparencës dhe Llogaridhënies së institucioneve publike. Edhe në këtë vit Lëvizja FOL do të organizoj aktivitete të ndryshme që kanë të bëjnë me transparencën si një element kyç në zhvillimin e demokracisë në Kosovë.

Në këtë kuadër Lëvizja FOL ka filluar të hënën fushatën “Testi i Përgjegjshmërisë” e cila do të zgjasë nga 10 deri me 28 shtator. Gjatë kësaj fushate FOL do të jetë në nëntë komuna të Kosovës, ku do të t’iu mundësoj qytetarëve që të bëjnë kërkesa për Qasje në Dokumente Publike në nivel komunal dhe atë qendror.

Të hënën, me 10 shtator, stafi i Lëvizjes FOL ka qëndruar në Mitrovicë ku edhe janë plotësuar dhjetëra kërkesa dhe pyetësor rreth qasjes në dokumente publike. Kërkesat që kanë qenë për komunën e Mitrovicës më pas janë dërguar në komunë, dhe priten përgjigjet brenda afatit të paraparë me ligj, ndërkaq kërkesat për institucionet qendrore të bëra nga qytetarët e Mitrovicës do të dërgohen pasi të grumbullohen edhe nga komunat tjera.
Të dhënat e dala nga pyetësorët e plotësuar do të publikohen në një raport i cili do të dal pas përfundimit të kësaj fushate.

Gjatë kësaj periudhe tri javore FOL do të jetë në këto komuna me këto datë:
1. Mitrovicë, 10 shtator 2012
2. Prizren, 12 shtator 2012
3. Gjakovë, 14 shtator 2012
4. Pejë, 17 shtator 2012
5. Ferizaj, 19 shtator 2012
6. Gjilan, 21 shtator 2012
7. Kamenicë, 24 shtator 2012
8. Podujevë, 26 shtator 2012
9. Prishtinë, 28 shtator 2012

Galeria e aktivitetit

h32

h31