Monitoruesi i Korrupsionit: Institucionet vazhdojnë paqen me korrupsionin
Prishtinë, 13 maj ” Lëvizja FOL publikon raportin Monitoruesi i Korrupsionit periudhën Janar-Mars 2012. Monitoruesi i Korrupsionit Monitoron Aktivitetet Institucionale në Luftë Kundër Korrupsionit.
Qeveria e Kosovës në tre mujorin e parë të 2012 ka nxjerr gjithsej 82 vendim, nga të cilat vetëm 4 kanë qenë në luftimin (parandalimin) e korrupsionit. Gjatë muajit janar, Qeveria e Kosovës ka miratuar 15 vendime nga të cilat vetëm një ka qenë në interes të kundër korrupsionit. Gjatë muajit shkurt nga 41 vendime të miratuara nga Qeveria, 3 kanë qenë të fokusuar në luftën kundër korrupsion. Ndërkaq gjatë tërë muajit mars nga 27 vendime asnjë nuk ka qenë i fokusuar në këtë fushë.
Kuvendi i Kosovës gjatë tre mujorit të parë ka qenë institucioni më pasivë sa i përket luftimit të korrupsionit. Në 10 seanca plenare sa i kishte mbajtur përgjatë muajve janar, shkurt, mars në asnjërin prej tyre nuk e kishte futur në rend ditë fushën e korrupsionit.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) Bazuar në statistikat e këtij institucioni për muajin janar, shkurt dhe mars në kuadër të kategorisë “shpërdorim i detyrës zyrtare” kemi 120 lëndë të pazgjidhura në fillim të periudhës raportuese, 19 lëndë janë pranuar në punë, 14 lëndë gjithsej janë të zgjidhura, ndërkaq 120 lëndë janë të pazgjidhura në fund të periudhës raportuese. Në kuadër të kategorisë “marrje e ryshfetit” kemi 10 lëndë të pranuara në punë dhe vetëm 3 lëndë janë zgjidhur në fund të periudhës raportuese. Ndërkaq në kuadër të kategorisë “dhënie e ryshfetit” kemi vetëm 17 lëndë të pranuar në punë dhe 16 lëndë të zgjidhur në fund të periudhës raportuese.
Prokuroritë e Republikës së Kosovës gjatë tre mujorit të parë të vitit 2012 në nivel komunal kanë pranuar lëndë në punë gjithsej 9, numri i propozim akuzave të ngritura është 42. Ndërkaq kemi 100 lëndë të pranuara gjatë periudhës raportuese, kemi 277 lëndë në punë, 42 propozim aktakuza dhe kemi 4 aktakuza, janë pushuar hetime ndaj 2 rasteve. Ndërkaq prokuroritë në nivel Qarku gjatë periudhës raportuese kanë pranuar gjithsej 60 lëndë, 383 lëndë kanë qenë në shqyrtim nga ana e tyre si lëndë pune, janë ngritur 8 aktakuza dhe janë pushuar 5 raste në fushën kundër korrupsion.
Sipas statistikave të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (DHKEK) rezulton se në tre mujorin e parë të 2012 kemi 69 raste nën hetim. Në kuadër të këtyre lëndëve 39 raste janë dërguar në prokurori me kryerës të njohur, ndërkaq asnjë rast me kryerës N/N. Ndërkaq, në kuadër të rasteve të dërguara me raport të prokurorit për tre mujorin e parë janë gjithsej 3 raste. Prej hetimeve të Policisë së Kosovës 18 zyrtarë kanë përfunduar të arrestuar: 6 gjatë muajit janar dhe shkurt, ndërkaq 12 gjatë muajit mars.
Doganat e Kosovës gjatë tre mujorit të parë ka shqiptuar gjithsej 2 masa disiplinore. Gjatë muajit janar dhe shkurt, Doganat e Kosovës nuk kanë shqiptuar asnjë masë disiplinore, ndërkaq gjatë muajit mars është shqiptuar një vërejtje me shkrim dhë një vëretje me gojë. Gjatë muajit janar dhe shkurt në sektorin e standardeve profesionale janë iniciuar 2 raste, të dyja këto për dëmtim të pronës së Doganës. Ndërkaq gjatë muajit mars është iniciuar një rast edhe atë për sjelle joprofesionale.
Agjencia kundër Korrupsionit (AKK) në kuadër të tre mujorit të parë të viti 2012 ka qenë e fokusuar kryesisht në dy aktivitete në luftën kundër korrupsionit. Gjatë këtij tre mujori, AKK-ja ka publikuar raportin e saj ku ka pasqyruar punën e saj një vjeçare po ashtu AKK-ja
gjatë kësaj periudhe raportuese ka përmbyllur procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.
Raportin e plotë mund ta shihni në këtë link: http://levizjafol.org/images/uploads/files/Monitoruesi_i_Korrupsionit_Janar-_Mars_2012.pdf
Galeria e aktivitetit
[av_gallery ids=’3966,3967′ style=’thumbnails’ preview_size=’portfolio’ crop_big_preview_thumbnail=’avia-gallery-big-crop-thumb’ thumb_size=’portfolio’ columns=’5′ imagelink=’lightbox’ lazyload=’avia_lazyload’]