Kuvendi i Lëvizjes FOL zgjerohet me shtatëmbëdhjetë anëtar
Prishtinë, 28 Prill 2011 ” Në Kuvendin e rregullt të Lëvizjes FOL është diskutuar dhe aprovuar Raporti i Punës dhe ai financiar për vitin 2010, të cilin e ka prezantuar drejtori ekzekutiv Ramadan Ilazi dhe menaxheri financiar Fidan Cerkini. Kuvendi u njoftua edhe me vlerësimet e jashtme për punën e Lëvizjes FOL të cilat janë realizuar nga ekspertë të huaj.
Statuti i ri i organizatës, Rregullorja e Punës si dhe Kodi i Mirësjelljes, janë aprovuar pas ndryshimve që janë bërë në bazë të Ligjit të Punës si dhe Ligjit të ri për Lirinë e Asociimit në Kosovë.
Lëvizja FOL ka anëtarësuar edhe shtatëmbëdhjetë qytetarë që vijnë nga profesione dhe komuna të ndryshme të Kosovës, të cilët do të jenë pjesë e aktiviteteve dhe procesit vendimmarrës.
Dy anëtarët e rinj të Bordit Këshillëdhënës të organizatës, z. Taulant Hoxha si dhe z. Dardan Velija janë aprovuar në këtë mbledhje, përderisa falënderohen për kontributin e tyre të gjertanishëm znj. Engjëllushe Morina, z. Enver Robelli si dhe z. Hajrullah Ceku të cilët kanë kontribuar në Bordin Këshillëdhënës që nga themelimi i Lëvizjes FOL.
Mbledhja e ardhshme e Kuvendit të Anëtarëve do të mbahet me 27 gusht 2011 kur edhe do të jenë zgjedhjet për Drejtorin Ekzekutiv të organizatës.