Vizitë e studentëve të programit EMA në Lëvizjen FOL
Prishtinë, 20 janar 2011 – Lëvizja FOL sot ka pritur në një takim një delegacion të studentëve që ndjekin studimet master në programin për të drejtat e njeriut dhe demokratizimit në kuadër të Qendrës Evropiane ndër-universitare.
Në takim Ramadan Ilazi dhe Venera Ramaj i njoftuan të pranishmit për punën e organizatës si dhe për gjendjen e përgjithshme në Kosovë.
Ramadan Ilazi në këtë takim përsëriti kërkesat e Lëvizjes FOL se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit më së miri do të rehabilitonte imazhin dëmtuar të vendit.
Të pranishmit janë interesuar për situatën e përgjithshme në vend, më konkretisht për rolin e prezencës ndërkombëtare në Kosovë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.