Gjakovë – Prezantohet Portali Prokurimi i Hapur dhe Flamujt e Kuq
Gjakovë, 5 tetor 2021 – Sot në Gjakovë Lëvizja Fol dhe Democracy Plus organizuan sesionin informues për Portalin Prokurimi i Hapur dhe Flamujt e Kuq. Qëllimi i këtyre sesioneve që po organizohen nëpër qytetet e Kosovës është informimi dhe bashkëbisedimi me përfaqësues të shoqërisë civile dhe studentë në lidhje me prokurimin publik, të dhënat e hapura, si dhe platformat që ofrojnë këto të dhëna, siç janë Portali “Prokurimi i Hapur dhe Flamujt e Kuq”.
Këto organizime poashtu synojnë nxitjen e qytetarisë aktive për të monitoruar dhe kërkuar llogari për shpenzimin e parasë publike nga institucionet shtetërore. Ky aktivitet u mbështet nga USAID Kosovo-Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse.