Kuvendi i Anëtarëve të Lëvizjes FOL zgjedh drejtore të FOL-it, Mexhide Demolli-Nimanin
Prishtinë, 14 Maj 2018 – Kuvendi i Anëtarëve të Lëvizjes FOL ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku është bërë zgjedhja e Drejtorit/es Ekzekutiv/e të Lëvizjes FOL.
Mexhide Demolli-Nimani është zgjedhur drejtore e Lëvizjes FOL. Numri i anëtarëve të Kuvendit të Lëvizjes FOL arrin në 24, ndërkaq, në këtë mbledhje prezent ishin 14 prej tyre.
Mexhide Demolli- Nimani është bashkëthemeluese e Lëvizjes FOL dhe ka qenë e angazhuar gjatë gjithë kësaj periudhe si koordinatore e zyrës për media dhe koordinatore e projektit në Lëvizjes FOL. Ajo ka përfunduar studimet për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe si dhe Gazetari në Universitetin e Prishtinës.
Po ashtu gjatë kësaj mbledhje u miratua Raporti Financiar dhe Raporti i Punës për vitin 2017.