Programi 1: Qeverisja e Mirë përmes Transparencës dhe Llogaridhënies

- Mbështetja, promovimi dhe avokimi për politika publike cilësore dhe zbatimin e tyre (përmes
hulumtimeve dhes analizave, me fokus në politikat horizontale me prioritet, në nivel nacional,
që ndërlidhen drejtpërsëdrejti me qeverisjen e mirë, transparencën dhe llogaridhënien, si dhe
aktivizmit qytetar, rrjetëzimit dhe ndërtimit të koalicioneve);
- Mbështetja, promovimi dhe avokimi për qeverisje të mirë, transparencë dhe llogaridhënie në
të gjitha nivelet (përmes hulumtimeve dhe analizave me qëllim të zhvillimit të mëtejshëm të
politikave ekzistuese dhe krijimit të politikave të reja që ndërlidhen drejtpërsëdrejti me
përfshirjen e shoqërisë civile e palëve të tjera të interesuara në politikë‐bërje publike dhe
avancimin e pjesëmarrjes qytetare në qeverisje);
- Avokimi për transparencë dhe llogaridhënie të institucioneve qendrore përmes monitorimit
të punës së Qeverisë dhe institucioneve të tjera qendrore në zbatimin e politikave e
programeve me prioritet (me fokus në ato që ndërlidhen drejtpërsëdrejti me qeverisjen e mirë
dhe parandalimin e luftimin e keqpërdorimit të pushtetit, përmes hulumtimeve, analizave,
aktivizmit qytetar, rrjetëzimit dhe ndërtimit të koalicioneve);
- Avokimi për transparencë dhe llogaridhënie të institucioneve lokale përmes monitorimit të
punës së Komunave në zbatimin e politikave dhe programeve lokale (me fokus në ato që
ndërlidhen drejtpërsëdrejti me qeverisjen e mirë dhe parandalimin e luftimin e keqpërdorimit
të pushtetit, përmes hulumtimeve, analizave, aktivizmit qytetar, rrjetëzimit dhe ndërtimit të
koalicioneve);
- Mbështetja, promovimi dhe avokimi për funksionin e institucioneve të pavarura, me qëllim të
avancimit të qeverisjes së mirë, transparencës dhe llogaridhënies (përmes hulumtimeve,
analizave, aktivizmit qytetar, rrjetëzimit dhe ndërtimit të koalicioneve);
- Mbështetja, promovimi dhe avokimi për funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe
institucioneve të zbatimit të ligjit në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar dhe
korrupsionit e formave të tjera të keqpërdorimit të pushtetit, me qëllim të avancimit të
qeverisjes së mirë, transparencës dhe llogaridhënies (përmes hulumtimeve, analizave,
aktivizmit qytetar, rrjetëzimit dhe ndërtimit të koalicioneve);
- Mbështetja, promovimi dhe avokimi i cilësisë dhe zbatimit të politikave për parandalimin dhe
luftimin e korrupsionit dhe formave të tjera të keqpërdorimit të pushtetit (përmes
hulumtimeve, analizave, aktivizmit qytetar, rrjetëzimit dhe ndërtimit të koalicioneve);
- Fokusi horizontal: hulumtime dhe analiza të politikave, monitorim dhe avokim, me fokus në
reformat ligjore, të politikave e ato institucionale, dhe performancën e institucioneve në
zbatimin e tyre; zgjerimin e fushëveprimit të legjislacionit dhe politikave kundër korrupsionit
në tërë sektorin publik dhe atë privat; deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publikë; dhe
parandalimin dhe luftimin e konfliktit të interesit; dhe financimin e partive politike dhe të
fushatave parazgjedhore;
- Fokusi sektorial: fushat me prioritet janë ato që prekin drejtpërsëdrejti interesin publik dhe
nevojat e qytetarëve në veçanti ato që shpenzojnë pjesën më të madhe të fondeve publike;
- Promovimi i përmirësimit të cilësisë dhe zbatimit të politikave publike për reformimin e
administratës publike në të gjitha nivelet (përmes hulumtimeve dhe analizave, me fokus në
politikat me prioritet që ndërlidhen drejtpërsëdrejti me qeverisjen e mirë, transparencën dhe
llogaridhënien);
- Promovimi i përmirësimit të cilësisë dhe zbatimit të politikave të integritetit të institucioneve
publike në të gjitha nivelet, me qëllim të përmirësimit të qeverisjes së mirë (përmes
hulumtimeve e analizave të legjislacionit e politikave ekzistuese, performancës së
institucioneve në zbatimin e tyre, dhe avokimit për reforma në trajtimin e mangësive);
- Promovimi i përmirësimit të cilësisë dhe zbatimit të politikave publike në fushën e prokurimit
publik në të gjitha nivelet (përmes hulumtimeve, analizave, aktivizmit qytetar, rrjetëzimit dhe
ndërtimit të koalicioneve, me fokus në politikat prioritare që ndërlidhen drejtpërsëdrejti me
qeverisjen e mirë, transparencën dhe llogaridhënien, me qëllim parandalimin e keqpërdorimit
të pushtetit dhe mbrojtjen e interesit publik).