FOL Hapur me Kryetarin e Komunës së Podujevës z. Shpejtim Bulliqi

Podujevë ( Gllamnik) 20 korrik 2022 – Lëvizja FOL në kuadër të debateve FOL Hapur me Kryetarët e Komunave të Kosovës, ka mbajtur takim me dytë me Kryetarin e Komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi.

Temë diskutimi e këtij takimi me qytetarë ishte implementimi i Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, si dhe Udhëzimi Administrativ (MAPL) për Organizimin, Funksionimin dhe Bashkëpunimin e Komunave me Fshatrat, Vendbanimet dhe Lagjet Urbane.

Gjithashtu, gjatë këtij diskutimi në mënyrë të hollësishme u shtjellua çështja e përzgjedhjes së këshillave lokal, funksionimi i tyre si dhe mënyra më e mirë e bashkëpunimit në mes komunës dhe kryetarëve të këshillave për adresimin e kërkesave të të gjithë qytetarëve.

Poashtu, pjesëmarrësit kishin mundësinë që të diskutonin me Kryetarin Bulliqi për problemet me të cilat këta qytetarë përballen çdo ditë. Debati me qytetarë është mbajtur në komunën e Podujevës, në ambientet e shkollës së fshatit Gllamik (SHFMU “Kongresi i Manastirit”).

Debate të këtij formati FOL do të mbajë dhe në komunat e tjera të Kosovës

Ky diskutim mbështetet nga Rockfeller Brothers Fund.