About us

In 2009, FOL Movement was officially registered as an independent NGO, based in Prishtina. Its chief mission is to contribute to good governance and prevention and fighting corruption through supporting and promoting active citizenry, enhancing transparency and accountability of public institutions.

Çka bëjmë Ne!

FOL është thellësisht e përkushtuar që të punojë në përmirësimin dhe arritjen e niveleve më të mira të përfaqësimit qytetar në jetën publike. FOL punon për qeverisje të mirë dhe të bazuar në parimet demokratike, për institucione të përgjegjshme, transparente dhe llogaridhënëse, si dhe për zbatim dhe hartim të ligjit me pjesëmarrje.

FOL, nëpërmjet hulumtimeve, fushatave të edukimit, si dhe avokimit do të realizojë aktivitete që do të ndihmojnë qytetarët dhe qeverinë të afrohen më shumë me qëllimin përfundimtar për të rritur transparencën dhe llogaridhënien.
FOL do të jetë një frymë që përfaqëson qytetarët, tanimë të një shteti të pavarur, që të luajnë rolin tyre të domosdoshëm në një shoqëri demokratike dhe të punojnë për avancimin e shtetit.
Në përmbushje të këtyre qëllimeve, FOL mëton të luftojë apatinë dhe indiferencën qytetare si dhe ta bëjë më aktiv dhe më të dëgjueshëm zërin e qytetarit; ta bëjë atë pjesë aktive të interesit të komunitetit dhe përherë të gatshëm që t’i kundërvihet abuzimit, keqpërdorimit, korrupsionit dhe formave tjera deformuese të qeverisjes.

Organizimi i brendshëm dhe qeverisja në lëvizjen FOL rregullohen me Statutin e organizatës i cili është në pajtim me Ligjin Nr. 03/L-134 Për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës.

Kuvendi i Anëtarëve

Kuvendi i Anëtarëve është organi më i lartë qeverisës i organizatës. Ai përbëhet prej të gjithë anëtarëve të organizatës. Kuvendi i Anëtarëve ka përgjegjësinë më të lartë për politikën dhe çështjet financiare të organizatës.. Kuvendi i Anëtarëve ka kompetencë: të zgjedhë Drejtorin Ekzekutiv, të zgjedh anëtarët e Bordit Këshillëdhënës, të aprovoj raportin vjetor financiar dhe atë të punës, të aprovoj përvetësimin e pasurisë mbi vlerën e caktuar si dhe të aprovoj rregulloren e punës si dhe akte të tjera që konsiderohen të nevojshme për funksionimin e organizatës.

Kuvendi i Anëtarëve zgjedh nga radhët e veta njërin prej anëtarëve që të kryej punët e Kryesuesit të Kuvendit të Anëtarëve. Mandati i Kryesuesit është dy-vjeçar me të drejte rizgjedhjeje të njëpasnjëshme. Kryesuesi i Kuvendit të Anëtarëve kujdeset për mbledhjet e vjetore të përgjithshme dhe të jashtëzakonshme të Kuvendit të Anëtarëve. Kryesuesi i Kuvendit të Anëtarëve nuk mund të jetë zyrtar, punonjës i organizatës apo pjesë e Bordit Këshillëdhënës të organizatës.

Kuvendi i Anëtarëve do të takohet së paku dy herë në vit në Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore (MPV) ku shqyrtohet dhe miratohet raporti për mjetet, detyrimet, të ardhurat, shpenzimet dhe programet e organizatës për vitin e kaluar, si dhe plani për mjetet, e detyrimet e parapara, të ardhurat, shpenzimet dhe programet e organizatës për vitin e ardhshëm. Kuvendi i Anëtarëve mund të takohet gjithashtu edhe në Mbledhjen e Përgjithshme të Jashtëzakonshme (MPJ) kurdoherë që kërkohet nga gjysma e anëtarëve.

Bordi Këshillëdhënës

Bordi Këshillëdhënës themelohet për të kontribuar dhe mbështetur organizatën në procesin vendimmarrës. Bordi duhet të veprojë çdo herë në pajtim me qëllimet e organizatës. Anëtarët e Bordit nuk mund të jenë anëtar të Kuvendit të Anëtarëve ose nëpunës në organizatë.

Mandati i anëtarëve të Bordit është (3) tre vite me të drejtë rizgjedhjeje. Bordi përfaqësohet dhe drejtohet nga Kryesuesi i cili propozohet nga 1/3 e anëtarëve të Bordit dhe zgjidhet me shumicën e thjeshtë të votave nga anëtarët e Bordit.

Bordi ofron këshilla dhe përkrahje për një gamë të gjerë çështjesh relevante për Lëvizjen FOL. Këto çështje përfshijnë fusha të tilla si: këshilla për projekt-propozimet, marrëveshjet e partneritetit, marrëdhëniet me publikun në veçanti të ofrojnë këshilla për qëndrimet publike që FOL do të ketë fushës, këshilla për çështjet financiare të organizatës si dhe këshilla në procesin e planifikimit strategjik.

Bordi takohet rregullisht katër herë brenda vitit. Takimet e Bordit ftohen dhe drejtohen nga Kryesuesi i Bordit me mbështetjen e Drejtorit Ekzekutiv. Vendimet në Bord merren me shumicë të thjeshtë të votave të anëtarëve.

Anëtarët e bordit nuk kompensohen për angazhimin e tyre ne Bord. Kompensimi për anëtarët e bordit bëhet vetëm në raste të pjesëmarrjes në mbledhje, takime të organizuara nga FOL, dhe kjo përfshinë dhe është e limituar në: shpenzimet e udhëtimit, ushqimit dhe akomodimit. Secili anëtar i Bordit duhet të abstenojë në votim për marrjen e vendimeve ose për çfarëdo çështje tjetër për të cilën ai ose ajo ka interes personal ose ekonomik.

Drejtori Ekzekutiv

Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes FOL është përfaqësues i organizatës dhe vepron në emër të organizatës. Mandati i Drejtorit Ekzekutiv është dy (2) vjeçar me të drejt rizgjedhjeje të njëpasnjëshme. Drejtori Ekzekutiv zgjidhet nga Kuvendi i Anëtarëve me shumicën e votave të anëtarëve. Drejtori Ekzekutiv zgjidhet nga radhët e anëtarësisë së organizatës. Secili anëtar ka të drejtë të kandidoj dhe të zgjidhet drejtor ekzekutiv. Mandati i punës mund të pushoj: në rast vdekje, dorëheqje ose shkarkim nga detyra dhe me zgjedhjen e drejtorit të ri.

Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Drejtorit Ekzekutiv janë: Organizimin e punës, menaxhimin e përgjithshëm të organizatës si dhe është përgjegjës për punësimin në organizatë. Të nënshkruaj marrëveshje në dobi të organizatës, Të emëroj dhe zgjedh përfaqësuesit, t”i përcaktojë kompetencat dhe detyrat e tyre. Drejtori Ekzekutiv propozon Kuvendit të Anëtarëve për aprovim anëtarët e parë të Bordit Këshillëdhënës. Propozimi i anëtarëve të rinj në Bord bëhet nga vetë Bordi i cili dërgon kërkesën për aprovim tek Kuvendi. Drejtori Ekzekutiv angazhohet për të mbështetur funksionalitetin e Bordit Këshillëdhënës. Drejtori Ekzekutiv në bashkëpunim me Menaxherin Financiar dhe atë të Programeve prezanton Raportin Vjetor Financiar, të Pasurisë dhe të Punës së organizatës për konfirmim në Bordin Këshillëdhënës dhe pastaj për aprovimin final në Kuvendin e Anëtarëve.

Zyrtarët dhe nëpunësit

Në rast nevoje Drejtori Ekzekutiv do të punësojë përmes institucionit të konkursit ose të emërojë drejtpërdrejt zyrtarë ose të pranojë persona që të marrin përsipër kryerjen e detyrave ditore të organizatës. Kohëzgjatja e punësimit të tyre duhet të caktohet përmes Kontratës nga Drejtori Ekzekutiv.

Zyrtarët duhet të punësohen përmes marrëveshjeve të shkruara të cila detajizojn të gjitha të ardhurat dhe të mirat e tjera që duhet tu paguhen këtyre zyrtarëve. Të gjitha pagesat duhet të jenë të arsyeshme dhe duhet të paguhen vetëm për punën e kryer në organizatë. Marrëveshjet e punës, kontratat dhe të gjitha marrëveshjet e tjera nënshkruhen nga Drejtori Ekzekutiv.