Tryeza rajonale “Promovimi i Edukimit Kundër Korrupsionit”

Mali i Zi, 22 shtator 2023 – Lëvizja FOL ka marrë pjesë në tryezën rajonale “Promovimi i Edukimit Kundër Korrupsionit”, e organizuar nga United Nations Office on Drugs and Crime (UNODC) dhe financuar nga Republika Federale e Gjermanisë (German Cooperation) që po mbahet në Becici, Mal i Zi.
Burbuqe Kastrati, menaxhere e projektit në FOL, ka prezantuar punën dhe angazhimin e organizatës në edukimin e të rinjëve në fushën kundër korrupsionit, duke theksuar nevojën e përfshirjës së kësaj fushe në programet shkollore dhe bashkëpunimin mes aketerëve institucional dhe shoqërisë civile për sa i përket implementimit të këtij procesi.