Trajnim kundër korrupsionit
Prishtinë, 11 Nëntor 2016 – Lëvizja FOL në bashkëpunim me Ambasadën Holandeze në Prishtinë dhe UNDP janë duke implementuar projektin “Qendra për Edukim dhe Antikorrupsion” (AEC). Projekti synon të ofrojë një hapësirë studimi dhe mësimi për të rinjtë e interesuar për vetë-edukim në luftimin e korrupsionit dhe për t’u bërë pjesë e ndryshimeve në vend.
Ftohen studentët nga Universiteti Publik dhe ato private të aplikojnë për tajnim dy ditor në Qendrën për Edukim dhe Antikorrupsion në Lëvizjen FOL.
FOKUSI I TRAJNIMIT
Çka është korrupsioni?
Roli i prokurorit, i mediave dhe shoqërisë civile në luftimin e korrupsionit. Përcaktimi i veprave të korrupsionit sipas ligjeve në fuqi në Kosovë. Mekanizmat përgjegjës për luftimin e korrupsionit në Kosovë.
Fillimi i hetimit (Fillimi i çështjes). Grumbullimi i dokumenteve – provave mbështetëse
Strategjitë – planet e hetimit, teknikat hetimore.
Hetimet financiare – Gjurmimi i pasurisë së fituar me vepër penale
TRAJNER:
z. Admir Shala – Prokuror Special, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Afati i aplikimit:
Afati i fundit për aplikim është: 27.11.2016
Trajnimi do të mbahet me datat: 03 dhe 04 Dhjetor, 2016
Studentët që do të ndjekin trajnimin do të pajisen me certifikatë të pjesëmarrjes.
Kriteret për Aplikim
Studentët nga universiteti publik dhe ato private të moshës 19-26. Aplikantët duhet të plotsojnë formën e aplikimit si më poshtë:
[huge_it_forms id=”8″]