Adem Meta fiton Çmimin për Guxim Qytetar 2012

Lëvizja FOL në një ndejë të organizuar për fundvit, ndau për herë të katërt Çmimin për Guxim Qytetar. Ky çmim i’u nda z.Adem Meta. Z.Adem Meta, jurist me profesion si dhe nje aktivist i palodhshëm gjatë njëzetë viteve të fundit. Kontribut të çmueshëm z.Meta dha në përudhën e paraluftës ku ka qenë sekretar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive në Skenderaj e mandej edhe si gazetar, që nga themelimi i gazetës Koha Ditore, duke informuar opinionin vendor e ndërkombëtarë me zhvillimet e bujshme të asaj kohe.
Pas daljes publike të UÇK-së në vitin 1997, përmes informimit të opinionit ai ka luajtur rol të rëndësishëm në popullarizimin dhe prezantimin e aksioneve të UÇK-së si dhe prezantimin e represionit të ashpër të policisë serbe ndaj popullatës civile. Përkundër rreziqeve të mëdha për jetën, Ademi ka shoqëruar nëpër zonat e luftës dhe mbarë territorin e Komunës, gazetarët e medieve vendore e ndërkombëtare si dhe delegacionet e shumta ndërkombëtare. Gjatë gjithë luftës, kudo qe ka qenë Ademi ishte burim i besueshëm dhe shumë kooperativë për të gjithë ata qe dëshironin të mësojnë për realitetin e asaj kohe.

Pas lufte Z.Meta ka vazhduar të mbetet shumë aktiv në shoqërinë civile (KMDLNj, KAC-i). Si gazetar në vazhdimësi ka qenë kritik ndaj të gjitha parregullsive të pushtetit aktual të pasluftës për çka ka fituar disa mirënjohje vendore dhe ndërkombëtare, por për shkak të profesionalizmit të tij ai, sidomos nga viti 2008, ka hasur edhe në vështirësi të mëdha në punë. Ato kanë kulmuar nga fushata zgjedhore e fundvitit 2010 në komunën e Skenderajt, e po vazhdojnë edhe sot, jo vetëm duke e penguar në ushtrimin e lirë të punës së gazetarit por edhe duke e kërcënuar dhe sulmuar në forma të ndryshme. Nga kërcënimet nuk janë kursyer as familja e tij. Z.Meta vazhdon të jetë zë i besuar dhe i cmuar për informim objektiv dhe të drejtë për qytetarët e Komunës së Skenderajt dhe më gjërë.

Halil Matoshi, publicist njëherit edhe anëtarë i Bordit Këshillëdhënës nga Lëvizja FOL, tha se “Lëvizja FOL duke ndarë çmimin për Guxim Qytetar njeh dhe mbështet kontributin e çmuar dhe të guximshëm të z.Meta, i cili është një shembull i mirë i gazetarisë profesionale si dhe guximit, ai më tej shtoi se z.Meta duhet të jetë një shembull i mirë për gazetarinë në Kosovë.

Ndërsa, Petrit Zogaj, drejtor ekzekutiv në FOL tha se: Lëvizja FOL po mbyll këtë vit, sikur se edhe tre vitet e tjera, më një ngjarje, e cila po tenton të mbështes, të mbroj dhe të falënderoj individët, të cilët, edhe pse kanë hasur në vështërsi gjatë kryerjes së punës së tyre të përditshme, nuk janë ndalur në asnjë moment për të informuar publikun, për të hapur debat për çështje të caktuara dhe për t’i mbrojtur kauzat e tyre të drejta. Z.Meta, është një shembull i një qytetari të devotshëm, i cili nuk bën kompromise më parimet, duke qenë I gatshëm të pranoj edhe rreziqet që mund t’i vijnë.
Fituesit e këtij Çmimi në tre vjetet e fundit ishin: z. Rufki Suma, kandidat i pavarur që fitoi zgjedhjet për kryetar të Komunës së Hani të Elezit, znj. Ajnishahe Shala-Halimi poashtu edhe z.Ejup Bajrami, ndërsa këtë viti ky çmim i’u nda z.Adem Meta.

Ejup Bajrami merr Çmimin për Guxim Qytetar për vitin 2011

Në një ndej të organizuar për fundvit,  Lëvizja FOL ndau për herë të  tretë Çmimin për Guxim Qytetar.  Përderisa në dy vitet e fundit ky çmim ju nda z. Rufki Suma, kandidat i pavarur që fitoi zgjedhjet për kryetar të Komunës së Hani të Elezit dhe znj. Ajnishahe Shala-Halimi, në këtë vit ky çmim ju nda z. Ejup Bajrami.

z. Bajrami që nga viti 2002 ka filluar angazhimin e tij qytetar kundër ndërtimeve të paligjshme. Ai për shkak të angazhimit të tij në lëvizjet kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës, në fund të viteve të ?80-ta është diferencuar ideo-politikisht. Ndërkaq, pas përfundimit të luftës është angazhuar në Prishtinë, ku jeton që nga viti 1965, duke bërë në këtë mënyrë denoncimin e ndërtimeve të paligjshme në kryeqytetin e Republikës së Kosovës.  Z. Bajrami është njëri nga themeluesit e OJQ-së “Iniciativa Qytetare për Mbrojtjen e Qytetit të Prishtinës”, ku me këtë organizatë ai ka ushtruar padi të shumta ndaj Komunës së Prishtinës, institucioneve tjera qeveritare, kompanive të ndryshme ndërtuese, por edhe ndaj qytetarëve të papërgjegjshëm.

Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL, tha se ?Lëvizja FOL duke ndarë çmimin për Guxim Qytetar njeh dhe mbështet kontributin e çmuar dhe të guximshëm të individëve të cilët pa hezitim mbrojnë interesin publik të Republikës e Kosovës?. Ai më tej shtoi se ?duke parë angazhim e z. Bajrami, në parandalimin dhe ndalimin e ndërtimeve ilegale në lagjet e ndryshme të Prishtinës, shumë qytetarë filluan të mobilizohen dhe të kundërshtojnë ndërtimet e ?egra??.

Genc Salihu, Kryesues i Bordit Këshillëdhënës të Lëvizjes FOL duke dorëzuar çmimin, deklaroi se ?është nder për mua që të ndaj këtë çmim e aq më shumë kur kihet parasysh se z. Ejup Bajrami ka dëshmuar sukses në iniciativën e tij dhe ne duhet ta çmojmë këtë guxim?. ?z. Bajrami është shembull i palodhshëm i angazhimit qytetar, duke vazhduar të rezistojë përballë praktikave abuzive edhe në moshën e tij prej pensionisti, Çmimi për Guxim Qytetar 2011 mbanë me plot meritë emrin e tij?, përfundoi fjalimin e tij Genc Salihu. .

Me rastin e pranimit të çmimit z. Ejup Bajrami deklaroi se e pranoj këtë çmim më shumë kënaqësi dhe njëkohësisht edhe më shumë përgjegjësi. Ai tha se ?ky çmim e ka dëshmuar qëllimin e iniciativës sime dhe disa qytetarëve të Prishtinës, e gjithashtu ky çmim dëshmon se ne nuk duhet të ndalemi asnjë herë së mbrojturi interesin publik, që njëherësh është edhe vet interesi ynë.

Ajnishahe Shala-Halimi fiton Çmimin për Guxim Qytetar për vitin 2010

Në një ndej të organizuar për fundvit,  Lëvizja FOL ndau për herën e dytë Çmimin për Guxim Qytetar.  Në vitin 2009 për herë të parë ky çmim u nda për z. Rufki Suma, kandidat i pavarur që fitoi zgjedhjet për kryetar të Komunës së Hani të Elezit përderisa për vitin 2010 Çmimin për Guxim Qytetar e fitoi znj. Ajnishahe Shala- Halimi.
Znj. Halimi është aktiviste e shoqërisë civile, e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve me theks të posaçme në përmirësimin e pozitës se femrës në shoqëri. Ajo, ishte koordinatore e Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Skenderaj kurse në vitin 2004, ka themeluar dhe e udhëheq aktualisht Qendrën e Gruas ?Prehja? në Skenderaj.
Lëvizja FOL duke ndarë çmimin për Guxim Qytetar njeh dhe mbështet kontributin e çmuar dhe të guximshëm të individëve në kultivimin dhe zhvillimin e demokracisë dhe kulturës politike në Republikën e Kosovës. Aktiviteti të tilla sikurse ka zhvilluar znj. Halimi-Shala kanë dëshmuar guxim për të sfiduar procese dhe çështje të rëndësishme të komunitetit ku ajo jeton.
Hajrullah Ceku, Kryesues i Bordit Këshillëdhënës të Lëvizjes FOL duke dorëzuar çmimin, deklaroi se ?Është nder për mua që për herë të dytë e ndaj këtë çmim e aq më shumë se këtë vit këtë çmim e fiton një femër. Znj. Shala-Halimi a ka dëshmuar sukses në iniciativën e saj dhe ne duhet ta çmojmë këtë guxim?.
Me rastin e pranimit të çmimit znj. Shala – Halimi deklaroi se e pranoj këtë çmim më shumë kënaqësi dhe njëkohësisht edhe më shumë përgjegjësi. ?Unë jam vetëm një nga shumë gra që mundohen punojnë për të mirën e këtij vend andaj ndihem e privilegjuar që unë jam zgjedhur për të marrë këtë çmim?, tha ajo.
Pas ndarjes së çmimit pjesëmarrësit u shërbyen me një koktej rasti.

Njëherësh ky ishte aktiviteti i përmbyllës i Lëvizjes FOL për vitin 2010.

Rufki Suma pranon Çmimin për Guxim Qytetar 2009

Në një ndej jo-formale të organizuar për fundvit, Lëvizja FOL ndau Çmimin për Guxim Qytetar. Ky çmim ndahet për të nderuar dhe njohur kontributin dhe guximin e qytetarëve për pjesëmarrje në procese të cilat ndihmojnë në zhvillimin e kulturës politike dhe demokracisë së vend. Çmimi për Guxim Qytetar do të jetë i përvitshëm. Ky Çmim, i cili ndahet për herë të parë në Kosovë dhe nga Lëvizja FOL, e fitoj Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, z. Rufki Suma i cili ishte kandidati i vetëm, i pavarur në Kosovë, që hynë në garë dhe fiton një postë të rëndësishëm publik.

Hajrullah Ceku, Kryesues i Bordit Këshillëdhënës të Lëvizjes FOL duke dorëzuar çmimin, deklaroi se ?Iniciativat Qytetare duhet të kenë mbështetjen dhe suksesi i tyre është avancim i kulturës politike në vend. Rufki Suma ka dëshmuar sukses në iniciativën e tij dhe ne duhet ta çmojmë këtë guxim?

Me rastin e pranimit të çmimit z. Suma deklaroi se e pranoj këtë çmim më shumë kënaqësi dhe njëkohësisht edhe më shumë përgjegjësi, duke menduar që vitin 2010 dhe vitet në vijim ta dëshmoj qartë dhe bindshëm përkushtimin e shoqërisë civile, e në këtë rast Lëvizjes FOL në ndarjen e çmimeve të tilla. Z. Suma më tutje uroj që ky çmim, i cili jepet për herë të parë në Kosovë, të nxisë gare dhe rrisë konkurrencën në mes njerëzve që kanë guxim, kurajo dhe vlera morale që të përballen dhe të fitojnë me konkurrencën e pa guximshme, të pakurajo dhe të pamoralshëm për të udhëheq me institucionet e vendit.

Ramadan Ilazi, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL duke komentuar ndarjen e çmimit dhe fundvitin për Lëvizjen FOL deklaroi se organizata në vitin 2010 do të zgjerohet me aktivitete dhe do të jetë më e zëshme në kundërshtimin e keqqeverisjes dhe korrupsionit. Ai tha ?Në vitin 2010 ne do të fillojmë me tri programe kryesore; për debat, mirëqeverisje dhe qytetari aktive. Ne do të krijojmë metrin e së vërtetës i cili do të verifikojë deklaratat dhe premtimet e partive politike, do të fillojmë të publikojmë raportin mujor Monitoruesi i Korrupsionit si dhe do të punojmë me institucionin e avokatit të popullit?

Lëvizja FOL është organizatë jo-qeveritare që promovon lirinë e fjalës dhe angazhohet për mirëqeverisje, qytetari aktive si dhe zhvillim të kulturës së debatit. Në arritjen e këtyre qëllimeve FOL do të përqendrohet në hulumtime dhe fushata advokimi, në rrjetëzime si dhe në mobilizim.

Vizioni i Lëvizjes FOL është që Qytetaret e Kosovës janë pjesëmarrës aktive në procesin vendimmarrës dhe në përmirësimin e kushteve të jetesës së bashkësisë së tyre dhe janë kërkues të llogarisë nga zyrtaret e zgjedhur .