Performanca e sistemit prokurorial dhe gjyqësor në zgjidhjen e lëndëve të korrupsionit (Janar-qershor 2023)

Prishtinë, 26 shtator 2023 – Lëvizja FOL ka publikuar raportin ” Performanca e sistemit
prokurorial dhe gjyqësor në zgjidhjen e lëndëve të korrupsionit” për periudhën (Janar-qershor 2023).
Shtatë gjykatat themelore të Kosovës në gjashtë mujorin e parë të vitit 2023 kanë pasur në punë gjithsej 360 lëndë të korrupsionit, dhe kanë arritur të zgjidhin 66 % të këtyre lëndëve (238 lëndë). Ndërsa shkalla e parë e sistemit prokurorial të Kosovës gjatë kësaj periudhe ka pasur në punë 983 lëndë të korrupsionit, dhe ka arritur të zgjidh vetëm 19% të këtyre lëndëve (182 lëndë).
Këto statistika janë bazuar në të dhënat zyrtare të pranuara nga Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Për të parë raportin e plotë në lidhje me zgjidhjen e lëndëve të korrupsionit në shkallën e parë të sistemit gjyqësor dhe prokurorial gjatë periudhës janar – dhjetor 2023, bazuar në metodologjinë e CEPEJ-it, ju lutemi klikoni në këtë link: https://levizjafol.org/wp-content/uploads/2023/09/31-Performanca-Korrupsionit-4-2023-ALB05-1.pdf
Ky aktivitet mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Sundim të Ligjit (INL)