Perceptimet e Udhëtimit të Kosovës në Bashkimin Evropian!

Prishtinë, 17 tetor 2023 – Lëvizja FOL dhe PIPS ka kanë publikuar hulumtimin e radhës “Integrimi i Kosovës në BE: Perceptimet e qytetarëve Kosovarë”. Ky hulumtim është bashkëpunim i PIPS dhe Lëvizja FOL në kuadër të projektit MATRA, i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë Holandeze në Kosovë, duke ofruar njohuri dhe informaata në perceptimet dhe shpresat e qytetarëve të Kosovës në lidhje me integrimin në BE.

Në diskutimin e mbajtur, kishim në panel Ambasadoren e Holandës në Kosovë znj. Carin Lobbezoo, z. Demush Shasha nga Instituti Epik dhe z. Butrint Berisha nga Universiteti i Tartus në bashkëbisedim me znj. Leonora Kryeziu dhe z. Jon Krasniqi nga Prishtina Institute for Political Studies – PIPS.

Pikat kryesore nga diskutimi:

Gjetjet kryesore të anketës: Raporti zbulon se shumica e qytetarëve janë optimistë për anëtarësimin e Kosovës në BE, me 39% që e parashikojnë atë deri në vitin 2030 dhe 31% deri në vitin 2025.

Fushat që kanë nevojë për përmirësim: Është e qartë se ka punë për të u bërë në sektorë si arsimi, infrastruktura, drejtësia, shëndetësia dhe ekonomia për t’u përafruar me standardet e BE-së.

Sfidat e politikës së jashtme: Qytetarët njohin pengesat që vijnë nga mosnjohja nga 5shja e BE-së dhe rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Perceptimet e publikut: Raporti nxjerr në pah shkallë të ndryshme gatishmërie mes aktorëve të ndryshëm, nga kryeministri Albin Kurti tek sistemi i drejtësisë.

Ëndërra e Vizave: Për shumë qytetarë të Kosovës, liberalizimi i vizave do të ndikonte ndjeshëm në cilësinë e jetës së tyre. Shumica presin me padurim të përfitojnë nga kjo liri e lëvizjes e sapogjetur.

Ky raport është një dëshmi e qëndrueshmërisë, shpresave dhe aspiratave të popullit të Kosovës teksa shteti ynë ecë në rrugën drejt integrimit në BE.

Për të lexuar më shumë rreth këtij hulumtimi dhe rreth gjetjeve të anketës, klikoni linkun për të shkarkuar publikimin tani!
📥👇
ALB: https://rb.gy/dmdxn
ENG: https://rb.gy/g6c31
#kosovoeuintegration #kosovo #EUintegration #euinkosovo