Leter Ministrit

Raporti i fundit i progresit për Kosovën për vitin 2009 nga Komisioni Evropian thekson probleme serioze në fushën e prokurimit publik.
z. Ministër FATMIR LIMAJ
Ministër i Transportit dhe Telekomunikacionit
Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, Aneksi i Ri
10000, Prishtinë ? Republika e Kosovës
I nderuari z. Limaj
Po ju shkruaj për t?ju njoftuar me projektin ?Promovimi i Transparencës dhe Llogaridhënies në Investimet Publike në Infrastrukturën Rrugore? i cili mbështet nga USAID dhe ISC në kuadër të programit për Grantet për Partner të Avokimit Kombëtar.
Ky projekt trajton problemin e mungesës së transparencës dhe llogaridhënies në projektet e infrastrukturës rrugore. Pjesa me e madhe e Buxhetit të Kosovës vitin e kaluar është shpenzuar nga Ministria e Transportit dhe Post-telekomunikacionit. Gjithashtu Kosova ka filluar punën për ndërtimin e autostradës Merdare-Morinë, e cila do të kushtoj mbi 500 milion Euro. Konsiderojmë se të gjitha këto shpenzime dhe projekte kanë një nevojë urgjente për mbikëqyrje nga ana e shoqërisë civile, në mënyrë që të parandalohet korrupsioni dhe të bëhet presion për transparencë më të madhe si masë parandaluese.
Raporti i fundit i progresit për Kosovën për vitin 2009 nga Komisioni Evropian thekson probleme serioze në fushën e prokurimit publik. Raporti thekson se për sa i përket prokurimit situata është keqësuar në krahasim me vitin e kaluar [2008], përveç disa përmirësimeve në kornizën ligjore. Duke qenë se një pjesë shumë e madh e buxhetit të shtetit shkon tek Ministria e Transportit dhe Telekomunikacioni rrjedhimisht kjo ministri ka pasur edhe aktivitetin më të lartë të prokurimit. Problemet me procedura të prokurimit janë si pasojë e korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrave zyrtare.
Prandaj, ky projekt është shumë i rëndësishëm si për luftimin e korrupsionit po ashtu edhe për promovimin e përgjegjshmërisë nga ana e qeverisë në shpenzimet publike. Transparenca dhe llogaridhënia janë kushtet kryesore për një qeverisje të mirë, e cila është e liruar nga korrupsioni dhe ndikimi nga krimi i organizuar. Vlera e kontratave të dhëna përmes prokurimit publik është rritur, duke prezantuar gati 20% të GDP-së në Kosovë. Përdorimi i tenderimit me një burim është rritur [nga viti 2008) prej 50 Milion deri në 164 Milion Euro [në vitin 2009].
Raporti i Progresit për Kosovën për vitin 2009 nga Komisioni Evropian gjithashtu vëren se Ministria e Transportit dhe Post-telekomunikacionit është së tepërmi e involvuar në çështjet e menaxhimit ditor të rrugëve në vend të përqendrimit në strategji dhe politika zhvillimore. Një situatë si kjo dëshmon për një ministri e cila merret me mikromenaxhim dhe rrjedhimisht penguese për transparencë dhe llogaridhënie.
Lëvizja FOL do të evokoj tek Institucionet Publike të Kosovës, përkatësisht tek Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit për transparencë më të madhe në projektet dhe investimet në infrastrukturën rrugore në Kosovë duke përfshirë edhe projektin e autostradës Vërmicë-Merdare. Lëvizja FOL do të përcjellë procedurat e prokurimit si dhe nivelin e transparencës në investimet në infrastrukturën rrugore. Do të realizoj analizë profesionale juridike dhe ekonomike për të dhënë kontribut në përmirësimin e punës por edhe në rritjen e llogaridhënies dhe transparencës në fushën e investimeve në infrastrukturën rrugore. Gjithashtu, edhe do të bëjë monitorimin e zbatimit të ligjit për prokurim publik dhe akteve tjera nënligjore. Lëvizja FOL do të angazhohet për të fuqizuar mbikëqyrjen civile në investimet publike në projektet rrugore për të rritur transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve shtetërore të Kosovës.
Analizimi i nivelit të transparencës së projekteve në infrastrukturën rrugore gjatë viti 2010.
Krahasimi i investimeve në infrastrukturën rrugore me investimet në fusha të tjera gjatë vitit 2010 dhe 2009 si dhe
Nxjerrja e rekomandimeve për zbatim të praktikave që do të përmirësojnë llogaridhënien në procesin e prokurimit/tenderit për projekte në infrastrukturën rrugore. Këto rekomandime do ti dorëzohen organeve qeveritare.
Ne shpresojmë se do të kemi mbështetjen dhe bashkëpunimi Tuaj në Promovimin e Transparencës dhe Llogaridhënies në Investimet Publike në Infrastrukturën Rrugore.
Shpresojmë gjithashtu se do të gjeni kohë edhe për një takim ku do të mund të diskutojmë për këtë projekt si dhe për format e bashkëpunimit.
Sinqerisht,
Petrit Zogaj
Menaxher i projektit