FOL po vazhdon me përkrahjen e institucioneve të nivelit qendror për hartimin e Planeve të Integritetit.

Prishtinë, 28 shtator 2023 – Lëvizja FOL me mbështetjen e UNDP Kosovo dhe në bashkëpunim me Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit/ Agencija za Sprečavanje Korupcije, po vazhdon me përkrahjen e institucioneve të nivelit qendror për hartimin e Planeve të Integritetit.

Me 28 shtator FOL ka mbajtur punëtorinë me grupin punues të Ministrisë së Ekonomisë, Akademisë së Drejtësisë dhe Zyrës së Kryeministrit.

Planet e Integritetit janë obligim ligjor i dal nga Ligji për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, i cili obligon institucionet qendrore, agjencitë e pavarura, si dhe autoritetet komunale të Kosovës të miratojnë plane të integritetit me qëllim të identifikimit të proceseve të ndjeshme ndaj sjelljeve dhe veprimeve që mund të jenë korruptive.

UNDP Kosovo
Swiss Development & Cooperation
Embassy of Sweden in Pristina