3264 vendime gjyqësore të publikuara për muajin gusht 2023

Prishtinë, 29 shtator 2023 – Lëvizja FOL edhe gjatë muajit gusht ka vazhduar të monitoroi publikimin e aktgjykimeve dhe aktvendimeve të publikuara në ueb faqen zyrtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Të gjitha këto vendime të publikuara nga Gjykatat e Kosovës gjatë kësaj periudhe janë monitoruar një nga një sa i përket përmbushjes së kërkesave që përcaktohen me aktet nënligjore në fuqi.

Gjatë muajit gusht gjykatat kanë publikuar 3272 vendime gjyqësore në ueb-faqen zyrtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Nga 3264 vendime gjyqësore të publikuara në ueb faqen zyrtare vlen të përmendet se gjatë monitorimit kemi evidentuar 6 aktgjykime të përsëritura, andaj numri i përgjithshëm i vendimeve të publikuara është 3,264.

Të dhënat e detajuara në lidhje me publikimin e vendimeve nga secila gjykatë në veçanti, duke përfshirë degët dhe depratamentet e tyre, mund t’i shihni në grafikonët e mëposhtëm.