Performanca e sistemit prokurorial dhe gjyqësor në zgjidhjen e lëndëve të dhunës në familje

Prishtinë, 2 tetor 2023 – Lëvizja ka publikuar raportin “Performanca e sistemit
prokurorial dhe gjyqësor në zgjidhjen e lëndëve të dhunës në familje” për gjashtë mujorin e parë të vitit 2023.
Shkalla e parë e sistemit gjyqësor të Kosovës në gjashtë mujorin e parë të vitit 2023 i ka pasur në punë gjithsej 2,918 lëndë të dhunës në familje, dhe ka arritur të zgjidh vetëm 31% të këtyre lëndëve (900 lëndë). Ndërsa shkalla e parë e sistemit prokurorial të Kosovës gjatë kësaj periudhe ka pasur në punë 2,890 lëndë të dhunës në familje, dhe ka arritur të zgjidh 61% të këtyre lëndëve (1,770 lëndë).
Këto statistika janë bazuar në të dhënat zyrtare të pranuara nga Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Për të parë raportin e plotë në lidhje me zgjidhjen e lëndëve të dhunës në familje në shkallën e parë të sistemit gjyqësor dhe prokurorial gjatë periudhës janar – dhjetor 2023, bazuar në metodologjinë e CEPEJ-it, ju lutemi klikoni në këtë link: https://shorturl.at/dEKQ6
Ky aktivitet mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Sundim të Ligjit (INL).