TURNEU KOMBËTAR I DEBATIT “KOSOVA OPEN 2013”

Vushtrri, 22- 24 Mars 2013 – Debate Center dhe Lëvizja FOL në bashkëpunim me Iniciativën për Progres(INPO) në Ferizaj, Qendrën Rinore në Malishevë, CBM në Mitrovicë kanë mbajtur nga 22- 24 Mars 2013, Turneun Kombëtar të debatit në formatin “Karl Popper”, KOSOVA OPEN 2013″.

Debate Center dhe Lëvizja FOL me mbështetjen e Fondacionit SOROS/KFOS që nga dhjetori i vitit 2009 kanë punuar me organizatat partnere dhe kanë krijuar klubet e debatit të qytetit të Ferizajt, Prishtinës dhe Pejës, Mitrovicë, Malishevë, Suharekë Prizreni, Gjakova dhe Podujeva. Aktualisht në Kosovë kemi shtatë klube të debatit në shtatë komunat përkatëse, ku numri i debaterëve që vijnë nga shkollat e mesme të qytetit po rritet vazhdimisht. Ndërkaq, në klubin e debatit të qytetit të Ferizajt tashmë janë formuar edhe ekipe me debater të komunitetit RAE.

Një kontribut të madh në organizimin e Turneut Kosova Open 2013 e ka dhënë edhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike, ku edhe është mbajtur ky turne Kosova përgjatë tri ditëve.

Gjatë ditës së shtunë (23 Mars 2013) përgjatë katër rundeve të debatit janë ballafaquar 20 skuadra nga 7 komuna të Kosovës. Ndërkaq, çerekfinalja, gjysmëfinalja dhe finalja e debatit janë mbajt të dielën. Në gjysmëfinale kanë arritur katër ekipet të cilat kanë grumbulluar më shumë pikë në bazë të numrit fitoreve dhe pikëve që kanë grumbulluar folësit e ekipeve. Gjysmëfinalistë të këtij debati ishin skuadrat: ATA 3, Pyshhh, iHithat dhe Nemo. Ndërkaq, në finale arritën NEMO dhe iHithat. Debatet u zhvilluan mbi temën e përgjithshme e cila ishte “Liritë dhe Interneti”, kurse tema e finales ishte “Qeveria duhet të ketë të drejtë ta ndal internetin në raste të cenimit të sigurisë kombëtare”.

Gjykatës të këtij turneu ishin ish-debaterë të cilët më parë kanë marrë pjesë në debate të formatit “Karl Popper”. Ekipi i gjyqtarëve të cilët e gjykuan finalen e këtij turneu shpallën fitues të këtij turneu skuadrën Nemo nga Prishtina. Ekipi fitues i të këtij Turneu do ta përfaqësojnë Kosovën në garat ndërkombëtare të debatit IDEA Youth Forum 2013, që këtë vit mbahet në Irlandë, Galway në Korrik/Gusht 2013.

Formati i debatit “Karl Popper” synon të prekë dhe trajtojë elementët thelbësorë të një çështjeje kontradiktore. Ai thekson mbi të gjitha zhvillimin e të menduarit kritik, tolerancës dhe vlerësimit të pikëpamjeve të ndryshme. Ky format është i zhvilluar në shkolla të mesme dhe është përkrahur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur.

Galeria e aktivitetit

TURNEU KOMBeTAR I DEBATIT -KOSOVA OPEN 2013-

TURNEU KOMBeTAR I DEBATIT -KOSOVA OPEN 2013-2