Tryezë në Podujevë: “Parandalimi i Konfliktet e interesit në institucionet publike”

Podujevë, 26 janar 2010 ” Me qëllim të implementimit sa më të mirë të ligjeve, të cilat tashmë janë në fuqi, Lëvizja FOL është duke organizuar debate në nivel të Kosovës për identifikimin dhe parandalimin e konfliktit të interesit në institucione publike. Në kuadër të kësaj, Lëvizja FOL ka organizuar në Podujevë, debat publik me temën “Parandalimi i Konfliktit të Interesit në institucionet Publike”. Të ftuar në këtë debat ishin përfaqësues të asamblesë komunale, përfaqësues të shoqërisë civile qytetar dhe mediat. Ndërkaq panelist në këtë tryezë ishin Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL dhe Faik Muqiqi, këshilltar politik në kabinetin e kryetarit të komunës së Podujevës
Petrit Zogaj, menaxher i programeve në Lëvizjen FOL, tha se ky është debati i tretë që po e mbajmë më ketë temë nëpër komuna të Kosovës. “Ideja pse jemi tërhequr nga Prishtina dhe kemi vendosur që këtë debat ta zhvendosim edhe nëpër komuna tjera është se në Prishtinë është vendosur pjesa më e madhe organizatave joqeveritare dhe janë anashkaluar qytetet tjera të Kosovës”. Sipas tij, Agjencioni Antikorrupsion ende nuk ka shifra se sa raste të konfliktit të interesit janë paraqit të ajo”.

Zogaj tha se për shkak se e vlerësojmë si të rëndësishëm këtë ligj, ne po tentojmë që të bëjmë presion të Agjencioni Antikorrupsion dhe në Prokurori, që të nisin hetimet për ato raste ku përmes medieve apo edhe nga organizata të ndryshme është treguar se ka konflikt interesi.

Faik Muqiqi, këshilltar politik në kabinetin e kryetarit të komunës së Podujevës tha se sensibilizimi i një çështje të tillë duhet të jetë i përhershëm, sepse shumë ligje po ngecin. Duke numëruar mungesat e këtij ligji, ai tha se aty janë përfshirë të gjithë zyrtarët. “Aty përmendet drejtori, por jo edhe zëvendës drejtori”
Sipas tij janë të pakta rastet me konflikt interesi në komunën e Podujevës. “Janë rreth shtatë raste në komunë, ku disa këshilltar komunal në të njëjtën kohë kanë qenë edhe drejtor të shkollave. Mirëpo nuk kemi pasur asnjë rast ku kryetari i komunës është përjashtuar nga vendimmarrja për shkak të konfliktit të interesit”, tha Muqiqi.
Sipas tij, këtë vit janë lajmëruar shërbyesit civil se nuk ju lejohet të kenë dy poste.

Fazli Veliu, gazetar, tha se konflikti i interesit nuk është korrupsion. Mirëpo ai prodhon korrupsion. “Kemi pas raste publikisht i kanë dhënë vende të punës familjarëve të tyre. Ligjet me të metat e tyre që i kanë nuk po arrijnë me u implementu” .

Lutfi Rexhepi ish ” këshilltar i asamblenë komunale të Podujevës tha se Ligjet nuk janë të definuara shumë qartë. Është kaluar një mandat i tërë në heshtje, ku në Komunën e Podujevës kanë qenë këshilltarët ku sipas Ligjit për Vetëqeverisje lokale ata nuk kanë mundur të ushtrojnë funksionin e tyre, mirëpo nuk janë larguar. “Efekti është se po mungon dëshira politike për të implementuar këtë ligj. Në mandatin e shkuar kemi bërë edhe shkresë zyrtare kryetarit që i kemi kërkuar pikërisht eliminimin e konfliktit të interesit, mirëpo asnjë herë nuk është ndërmarrë asgjë”.
Naim Qunaku, këshilltar në asamblenë komunale të Podujevës, tha se në një vend ku ligji qitet nëpër oda aty nuk ka demokraci. “Jemi të prirur të merremi me mangësi.

Ne mund të themi se këtu në Podujevë mund ta eliminojmë konfliktin e interesit mirëpo ata në Gllogovc nuk po mund ta bëjnë një gjë të tillë, kështu nuk është e bëjmë as ne”. Sipas tij, ato komuna të cilat e zbatojnë ligjin për vetëqeverisje lokale, mund të fitojnë grante deri në 70 mijë euro. Mirëpo qytetarët tanë nuk e dinë se shkaku se një këshilltarë komunal e mban edhe një post tjetër, i kanë humb ato mjete ka mundur ta fitoj komuna e tyre”.

Agim Sheholli qytetar, tha se asnjë Ligj në Kosovë nuk është ka zbatohet. “Nuk e respektojnë ata të cilët vet i hartojnë këto ligje, ku presin nga qytetarët me i respektuar. Konflikti i interesit nuk është asgjë tjetër përveç se hajni”.