Trajnimi i dytë me studentë për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit

Prishtinë, 3-4 Dhjetor 2016 – Lëvizja FOL ka mbajtur trajnimin e dytë dy ditor kundër korrupsionit me rreth 40 studentë nga Universitetet Publike dhe Private. I ftuar për të diskutuar rreth kësaj teme ishte z. Admir Shala – Prokuror Special dhe mbi 40 studentë të përzgjedhur në mesin e 350 kandidatëve.

Prokurori në fillim ka shpjeguar për punën që bën Prokuroria dhe veprat që i trajtojnë duke theksuar kështu se korrupsioni është një nga problemet e mëdha dhe aktuale me të cilat kjo prokurori merret.

Gjithashtu, në këtë trajnim është diskutuar edhe për rolin e madh që e kanë mediat për luftimin e korrupsionit në informimin dhe mobilizimin e qytetarëve mbi korrupsionin, rritjen e presionit publik, publikimin e punës së prokurorit dhe suksesit të tyre.

Ndërkaq, në ditën e dytë studentët janë angazhuar përmes pyetjeve në raste konkrete të korrupsionit ku aspekti teorik ngërthehet me atë praktik.

Prokurori z. Admir Shala ka vazhduar me shpjegimin e teknikave dhe metodave hetimore të rasteve korruptive në veçanti ka përmendur hetimet financiare tek veprat e korrupsionit dhe vështirësitë të cilat Prokuroria në Kosovë ballafaqohet gjatë hetimeve.

Në fund të trajnimit janë shpërndarë certifikatat për pjesëmarrësit.

Ky trajnim u mundësua me përkrahjen e UNDP