Trajnim për “Kodin e Etikës dhe Sjelljes Profesionale për Prokurorë”

Prishtinë, 20 janar 2019 – Lëvizja FOL, Instituti Demokratik i Kosovës dhe Qendra për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar në kuadër të projektit “Promovimi i integritetit në sektorin e drejtësisë në Kosovë”, kanë mbajtur puntorinë me prokurorë rreth Komentarit të Kodit të Etikës. Kodi i Etikës dhe Sjelljes Profesionale për Prokurorë u aprovua nga Këshilli Prokurorial i Kosovës në dhjetor të vitit të kaluar.
Ky projekt u realizuar me mbështetje të Ambasadës së Mbretërisë Holandeze në Prishtinë.