Tenderët jo-normalisht të ulët, dëmtojnë konkurrencën

Prishtinë, 17 maj ” Sot Lëvizja FOL mbajti takimin koordinues me institucionet përgjegjëse në fushën e prokurimit publik. Në këtë takim është diskutuar gjendja e përgjithshme në fushën e prokurimit publik, duke u ndalur në një sërë çështjesh dhe shqetësimesh që kanë të bëjnë pikërisht me këtë fushë.
Si shqetësime kryesore që janë identifikuar nga pjesëmarrësit e këtij takimi janë mangësitë e shumta në legjislacionin e prokurimit dhe të konkurrencës, si dhe kapacitetet e pamjaftueshme institucionale në eliminimin e praktikave korruptive dhe parregullsive tjera ligjore në këtë fushë.

Në kuadër të kornizës ligjore mangësitë e evidentuara konsistojnë:

” Ligji për Prokurimin Publik nuk e specifikon çmimin e ulët jashtë normale për njësi, por vetëm për çmimin total të operatorit ekonomik që oferton në një aktivitet të caktuar prokurimi;
” Ligji për Prokurim Publik përmban kryesisht çmimin më të lirë, krahas atij ekonomikisht më i favorshëm, si kriter kryesor në të gjitha aktivitetet e prokurimit;
” Ligji për Prokurim Publik nuk specifikon politika ndëshkimore për Operatorët Ekonomikë që kryejnë vepra të ndryshme penale gjatë aktiviteteve ofertuese;
” Mungesa e akteve të tjera nënligjore dhe udhëzuesve të ndryshëm që mirë-sqarojnë dispozitat ligjore në fushën e prokurimit publik për zyrtarët e ndryshëm të kësaj fushe në Autoritetet e Ndryshme Kontraktuese;
” Ligji për Mbrojtjen e Konkurrencës pamundëson fushëveprimin e Komisionit të Konkurrencës që të ndërmerr veprime ndëshkimore (në formën e gjobave) ndaj OE që ofertojnë çmime që çrregullojnë tregun në Republikën e Kosovës dhe largojnë interesimin e kompanive serioze ndërkombëtare;

Në kuadër të kornizës institucionale mangësitë e konstatuara kanë të bëjnë me:

” Mungesën e trajnimeve në fushën e konkurrencës ” për zyrtarë të prokurimit dhe monitorues të shoqërisë civile;
” Mungesën e kapaciteteve njerëzore për mbikëqyrjen e zbatimit të kontratave nga ana e Autoriteteve Kontraktuese;
” Mungesën e takimeve të përbashkëta në mes të institucioneve përgjegjëse në fushën e prokurimit publik;
” Mos publikimi i interpretimeve dhe monitorimeve nga ana e KRPP-së.

Përveç këtyre çështjeve, nga pjesëmarrësit është diskutuar edhe nevoja e përfshirjes së sektorit privat në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit, si dhe në eliminimin e parregullsive apo shkeljeve ligjore në fushën e prokurimit publik. Këto çështje, por edhe shumë të tjera që pritet të dalin nga takimet e radhës, do të adresohen me kohë në të gjitha instancat relevante që do të ndikonin në përmirësimin e fushës së prokurimit publik.

Në këtë takim morën pjesë: Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, Organi Shqyrtues I Prokurimit Publik, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës dhe Autoritete Kontraktuese si Ministria e Drejtësisë, Ministria e Administratës Publike, MAPL, Komuna e Pejës etj.

Galeria e aktivitetit

g25

g24

g23

g22

g21