Sqarim për opinionin publik dhe palët e interesuara

Prishtinë 26 korrik 2019 – Lëvizja FOL dje me datë 25 korrik 2019 ka lansuar Platformën për Krahasimin e Pasurisë.  Platforma ka pas interesim të madh dhe klikueshmëri të lartë. Si rezultat i kësaj gjatë ditës së djeshme platforma në mënyrë jo të saktë ka prezantuar të dhëna për disa nga zyrtarët publik, e tërë kjo si rezultat i gabimeve teknike dhe algoritmike.

Programerët e pavarur të angazhuar për zhvillimin e platformës kanë identifikuar dhe kanë zgjidhur këtë problem dhe tani platforma është plotësisht funksionale.

Për hirë të korrektësisë Lëvizja FOL shpreh keqardhje për këto gabime që kanë qenë plotësisht teknike dhe algoritmike, dhe që kanë të bëjnë me procesin e programit dhe formulave të përgatitura nga programerët, dhe jo me saktësinë dhe procesin e futjes së të dhënave në platformë. FOL ju kërkon falje zyrtarëve të prekur nga ky gabim i paqëllimshëm dhe teknik.